LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Dëm i madh për Kosovën të neglizhohet projekti i gazsjellësit që mbështetet nga SHBA-ja

Hoti: Dëm i madh për Kosovën të neglizhohet projekti i gazsjellësit që mbështetet nga SHBA-ja

Ish-kryeministri Avdullah Hoti që është edhe deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit të sponsorizuar nga administrata amerikane.

Hoti përmes një shënimi në Facebook, ka thënë se është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.


“Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.

“Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut”.

Rizvanolli flet për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut: Nuk vendosim për gazsjellësin pa e ditur koston
Lexo po ashtu Rizvanolli flet për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut: Nuk vendosim për gazsjellësin pa e ditur koston

Hoti ka thënë se në qeverisjet e LDK-së nuk kanë pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA.

“Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi Presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 mil dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë”.

Hoti thotë se TC Kosova A është kancer ambientialist deh sipas tij nuk duhet të hapet debati për rikonstruktim të tij.

Ai thotë se projekti në fjalë pos dimensionit politik ka edhe rëndësi gjeopolitike.

“Projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik. Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale”, deklaroi ndër të tjera Hoti./Telegrafi/