LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Çështja e të pagjeturve nuk duhet të politizohet, planifikojmë të gërmojmë në 5 lokacione në Kosovë

Hoti: Çështja e të pagjeturve nuk duhet të politizohet, planifikojmë të gërmojmë në 5 lokacione në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e Kuvendit ku po mbahet interpelanca ndaj tij për çështjen e të pagjeturve, ka thënë se kjo temë është duke u trajtuar me përkushtim nga institucionet e Kosovës.

Hoti ka thënë se nga 6057 persona që nga familjarët ishin paraqitur të humbur, janë dhe 1638 persona ende të pagjetur.


“Procesi për gjetjen e tyre do të vazhdoj deri në fund pavarësisht pengesave. Mungesa e informacioneve të besueshme ndërlidhet nga mungesa e palës serbe për të ofruar këto të dhëna”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, janë ende rreth 300 mbetje mortore të pa identifikuara.

“Janë rreth 300 mbetje mortore në IML që nuk janë identifikuara. Ka mungesë të familjarëve për të ofruar mostra të gjakut që të identifikohen këto mbetje mortore. Në këtë proces të komplikuar, është i përfshirë një rrjet i madh i mekanizmave”, u shpreh Hoti.

Ai tha se nuk ka asgjë të keqe mes zotimeve që kanë bërë në Washington. Hoti shtoi se çështja e të pagjeturave dhe të zhdukurve do të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, nëse do të ketë një marrëveshje në fund.

Kryeministri shtoi se çështja e të pagjeturve nuk duhet të politizohet.

Hoti shtoi se procesi për gjetjen e mbetjeve mortore ka pasur një dinamikë të madhe gjatë këtij, përderisa theksoi se deri në fund të këtij viti përderisa do të mundësoj edhe moti planifikohet të gërmohet në 5 lokacione për gjetjen e trupave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori