LAJMI I FUNDIT:

Hotelierët përkrahin miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Hotelierët përkrahin miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës e përkrah miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Sipas OHTK-së, çdo vonesë e mosmiratimit të këtij Projektligji do të sillte probleme më të mëdha për bizneset dhe rrezik të falimentimit të tyre.


“OHTK-ja në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejt të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike, pasi që çdo vonesë, do të sillte probleme më të mëdha për bizneset dhe rrezik të falimentimit të tyre. Pra me këtë Projektligj parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. Edhe pse nuk janë të mjaftueshme, sado pak do të ndikojnë në rimëkëmbjen e bizneseve pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftimin e OHTK-së, përcjell Telegrafi.

Në përpjekjen e shtatë, miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike
Lexo po ashtu Në përpjekjen e shtatë, miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ky Projektligj kishte dështuar të votohej për gjashtë herë që nga muaji gusht kur ishte prezantuar për herë të parë në Kuvend.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Telegrafi/