Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protesta në rast se as në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Veç tjerash, kanë njoftuar se edhe nuk do të respektojnë masat në fuqi.
Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva ka bërë të ditur se do të padisin Qeverinë Hoti dhe ish-Qeverinë Kurti, për masat që janë marrë gjatë kësaj kohe, e që sipas tij kanë qenë antikushtetuese.
Pas më shumë se një orë e gjysmë takim, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka marrë disa vendime në rast se nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Sogojeva tha se së bashku me odat tjera, kanë ndikuar që sot të mos ketë mbyllje totale të vendit, duke shpëtuar edhe miliona euro.
“E para u vendos që të kalohet sa më parë, bile në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike të kalohet sa më parë. Përndryshe pas kësaj, nëse kjo nuk kalohet do të pasojnë protestat, ndoshta fillohet iniciativa e pa dëgjueshmërisë të këtyre masave aktuale. Pastaj të paguhen të gjithë punëtorët, sepse ende nuk janë paguar punëtorët të cilët e kanë pasur obligim. Interesi bankar të stopohet sa më parë, kjo mos të na i trazojë bizneset hoteliere në Prishtinë”, tha Sogojeva.
Sogojeva pas këtij takimi tha se po kërkohet edhe që të paguhet qiraja, pasi sipas tij njerëzit janë në hall.
“Ne si Odë morëm vendim që të ngremë padi ndaj qeverisë edhe të kaluarën edhe kësaj sot, sepse deri në ligjin e pandemisë të gjitha vendimet kanë qenë antikushtetuese, andaj ne do të ngremë padi kolektive, sepse dëmet të cilat janë bërë në atë kohë t’i kthehen bizneseve”, ka shtuar ai.
Ai ka shtuar se do të dakordohen edhe me odat tjera, që në rast se edhe në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, do të fillojnë daljen në protesta.
Ndër tjera, kanë kërkuar sa më parë të shfuqizohen masat të cilat janë në fuqi, meqë siç tha ai këto nuk po ndihmojnë në mos-përhapjen e COVID-19. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën