LAJMI I FUNDIT:

Hotelierët e Maqedonisë: 70% të mysafirëve i kemi me kartela turistike

Hotelierët e Maqedonisë: 70% të mysafirëve i kemi me kartela turistike

Objektet hotelierike në vend prej se u shfaq koronavirusi qëndruan të mbyllur për disa muaj. Por pak para sezonit veror ata u rihapën me protokolle të veçanta.

Qeveria e Maqedonisë për personat më të ardhura minimale vendosi që të ndajë vauçerë turistik, të cilët mund të shfrytëzohen vetëm në vendet turistike të vendit, dhe kjo ka bërë që hotelierët e vendit të shpëtojnë për këtë sezon.


Ilçe Dimitriveski, menaxher i hoteli në Ohër tha se pasi që kufijtë janë mbyllur dhe vauçerat e qeverisë na ndihmuan që një pjesë të sezonit ta shpëtojmë sepse qytetarët e Maqedonisë për pushime këtë vit kanë qëndruar në Ohër dhe Strugë. Ai tha se 70% të mysafirëve këtë verë i kanë pasur me vauçera për turizëm.

“Kemi mysafirë të mjaftueshëm më vauçera turistik, ja të them që mund të shpëtojnë një pjesë të sezonit sepse nuk i kemi më ata të agjencive të jashtme me tur operatorët, grupet nga Polonia, Holanda dhe Grupet Ruse. Kështu që për këtë periudhë tani për tani ne jemi të kënaqur nga masa që e solli qeveria”, tha Ilçe Dimitriveski , menaxher i një hoteli në Ohër.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se këto vauçerë përveç që kanë ndihmuar turizmin në vend ata gjithashtu u kanë dhënë mundësi familjeve me të ardhura të ulëta të bëjnë pushim veror.

“Mbi 25 mijë janë shfrytëzuar nga ana e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në objekte hotelierike në kuadër të RMV-së me siguri që kjo e ka ndihmuar sektorin e turizmit në përgjithësi dhe njëkohësisht u ka ndihmuar qytetarëve tanë me të ardhura të ulëta që edhe ata të kenë mundësi që të kalojnë pushimet verore”, pohon Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministria e Ekonomisë ka ndarë 115,000 mijë vauçerë turistik në vlerë prej 6000 denarëve për personat që kanë të hyra minimale dhe afati për shfrytëzim është deri më 15 dhjetor.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori