LAJMI I FUNDIT:

Hotelierët e Kosovës: Vendimi për ndaljen e organizimeve është i gabuar

Hotelierët e Kosovës: Vendimi për ndaljen e organizimeve është i gabuar

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë që ndalen të gjitha format e organizimit për shkak të pandemisë COVID-19.

OHTK thotë mbajtja e seminareve nuk paraqet rrezik për rritjen e infektimeve, ku sipas tyre, është një vendim jo i analizuar mirë.


“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, kërkon nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që ta ndryshon vendimin ku thuhet se, duhet të ndalen urgjentisht të gjitha format e organizimit ku ka grumbullime njerëzish për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19. Ne OHTK, kemi informata që shumica absolute janë duke iu përmbajtur masave të marra nga Qeveria, prandaj ne e kemi përshëndetur mbylljen e atyre lokaleve që nuk iu kanë përmbajtur masave te parapara, por vendimi i fundit që është marr nga ministri Zemaj, degradon krejt edhe atë që kishte filluar të riparohet, sepse mbajtja e seminareve në asnjë mënyrë nuk paraqet rrezik për rritjen e infektimeve nga COVID-19, pra është një vendim jo i analizuar mirë”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/