LAJMI I FUNDIT:

HOROSKOPI DHE DIVORCI: Këto tri shenja me siguri do të kenë më shumë se një martesë!

HOROSKOPI DHE DIVORCI: Këto tri shenja me siguri do të kenë më shumë se një martesë!

Mësoni shenjat e Zodiakut që kanë shumë pak shanse që në jetë të qëndrojnë vetëm në një “gur të çmendur”.

Në ditën e kurorëzimit të gjithë mendojnë që hapin të cilin atëherë e bëjnë është për tërë jetën, përkatësisht që me partnerin e vet do të ndajnë edhe të mirën dhe të keqen – derisa t’i ndajë vdekja.

Mirëpo, horoskopi thotë që disa shenja kanë më shumë shanse për divorc dhe për martesë të re, transmeton Telegrafi.

PESHORJA

Peshoret shpesh janë diku midis qiellit dhe tokës, midis dëshirave dhe mundësive vetjake, madje edhe nëse janë të vetëdijshme që mbase munden më mirë, ato në martesë hyjnë me personin i cili sipas aftësive intelektuale dhe aftësive të tjera nuk u përshtatet mjaftueshëm.

Është në natyrën e tyre që të jenë të pavendosur dhe që vazhdimisht mendojnë se kanë mundur të bëjnë diçka më mirë, gjë që munden palën tjetër ta nevrikosin pa masë. Kur të kuptojnë më në fund që në martesën e tyre nuk shkon ashtu siç kanë menduar, pjesëtari i kësaj shenje do të përpiqet që eventualisht zgjidhjen e këtij problemi ta shtyjë për më vonë, ndërkaq deri atëherë shumicën e kohës do ta kalojë në ndonjë aktivitet me miqtë apo në përpjekje që të njohë një person tjetër të gjinisë së kundërt i cili vërtet do ta kuptojë.

Nga martesa kryesisht ikin në saje të marrëveshjes me partnerin i cili është i vetëdijshëm që emocionet kanë humbur, andaj më mirë është që secili të shkojë rrugës së vet, transmeton Telegrafi.

3580458

VIRGJËRESHA

Pjesëtarët e kësaj shenje tokësore pa dyshim dëshirojnë që jenë në qendër të vëmendjes, andaj kjo lehtë u shkon për dore, sepse janë shumë inteligjentë, tërheqës dhe mbi të gjitha gaztorë. Kur njohin personin me të cilin vërtet dëshirojnë të krijojnë lidhje, bëhen sikur disa mangësi të palës tjetër nuk i vërejnë dhe konsiderojnë që do të arrijnë gjatë kohës që partnerin ta transformojnë sipas dëshirës së tyre.

Pas një periudhe, kur përpiqen që maksimalisht të kënaqin palën tjetër, në sipërfaqe do të dalin të gjitha ato mangësi të partnerit para të cilave do t’i mbyllë sytë dhe do të fillojë ta ngufasë pa mëshirë. Kur në marrëdhëniet bashkëshortore nuk shkon ashtu siç duhet, shpesh është i prirë për afera jashtëmartesore, mirëpo pak a shumë do të ketë sukses që para të tjerëve të maskojë aferat e veta dhe martesën e vet ta paraqesë si jashtëzakonisht stabile.

Kur të jetë sërish, e lirë, Virgjëresha nuk humbë kohë dhe shpejt gjen partnerin e ri. Edhe pse në shikim të parë ajo lidhja e re pikërisht është si aventurë, ajo edhe nga kjo do të provojë të krijojë lidhje serioze dhe që sa më parë të hyjë në ujëra martesore.

10.-Women-Dream-Of-Sex-Just-As-Often-As-Men

DEMI

Të hareshëm dhe nga pak të zëshëm, mirëpo gjithmonë shumë interesant, pjesëtarët e kësaj shenje tokësore shumë lehtë tërheqin vëmendjen e gjinisë së kundërt dhe para martesës kanë shumë lidhje dhe aventura.

Demat janë shpirtmirë dhe duarhapur ashtu që për personin e dashur bëjnë çdo gjë në botë. Mirëpo, nëse këtë shumë herët ia tregojnë palës tjetër, ajo shumë lehtë do të dijë ta shfrytëzojë dhe shpesh të transformohet sikur është ajo që nuk është e tillë që Demin ta detyrojë që sa më parë të martohet. Dhe sapo të kalojë pak kohë pas ceremonisë së dasmës, partneri bashkëshortor tregon fytyrën e vet të vërtetë. Krahas kësaj, Demi ka problem me xhelozinë dhe sulme të papritura dhe nuk dëshiron që për partneren e tij askush të interesohet.

Nëse personi me të cilin është në martesë tregon që mundet edhe pa të pa problem të funksionojë, do të lindë mburrja e tepruar dhe do të fillojë të çojë inat, gjë që mund të çojë në disharmoni të mëdha. Kur sheh që martesa është luhatur, do të bëjë çdo gjë që është në dorën e tij për t’i përmirësuar gjërat. Megjithatë, kur e kupton që për atë person më asgjë nuk e lidh, shkon pa u hamendur, sepse jashtëzakonisht e vlerëson veten dhe nuk lejon që askush ta shkelë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Kalo në kategori