LAJMI I FUNDIT:

Horizont i ri në marrëdhëniet Kosovë – Emiratet e Bashkuara Arabe

Horizont i ri në marrëdhëniet Kosovë – Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, priti sot në takim njoftues Nabila Alshamsi, Ambasadore jo-rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, të cilën e falënderoi për ndihmën e deritanishme të EBA-ve.

Haradinaj-Stublla tha se në këtë takim ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për të shfrytëzuar momentumin e ri për të kapitalizuar potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.


“Përshëndeta arritjen e Abraham Accords nga EBA dhe Izraeli, me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe theksova rëndësinë e impetusit të përbashkët të vendeve tona për zgjerimin e diametrit të paqes dhe sigurisë në Ballkan e në Lindjen e Mesme”, u shpreh ajo dhe shtoi se “përmes angazhimit të përbashkët të Kosovës dhe EBA-ve  me partnerin tonë të përbashkët SHBA-të, vendet tona do të vazhdojnë të jenë garanci për qëndrueshmërinë e sigurisë e paqes në të dy rajonet”.

Shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova është mirënjohëse për rolin kryesor që SHBA-të kanë pasur në arritjen e Marrëveshjeve të Abrahamit, e po ashtu, edhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.

“Shpreha gjithashtu përkushtimin tonë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me Emiratet e  Bashkuara Arabe në fusha të ndryshme, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve të reja nga EBA në Kosovë përmes zotimit të marrë për organizimin e Forumeve Ekonomike”, u shprehu ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori