"Hopp Schwiiz! Hopp Kosovo!" Ambasada e Zvicrës uron të dyja ekipet

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka përshëndetur ndeshjen emocionuese mes përfaqësueseve të Zvicrës dhe Kosovës, dhe atmosferën miqësore gjatë gjithë takimit.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka uruar të dyja skuadrat për përpjekjen dhe bashkëpunimin në fushë, duke e quajtur ndeshjen një "lojë të shkëlqyer".
Zvicra është kualifikuar për Botërorin 2026, ndërsa Kosova kaloi në play-off, duke siguruar një mundësi për të luftuar për pjesëmarrje në turneun prestigjioz.
"Jemi shumë të lumtur që Zvicra është kualifikuar për Kupën e Botës dhe që Kosova ka kaluar në fazën eliminatore - po brohorasim me zë të lartë nga Prishtina", ka shkruar ambasada, duke përshëndetur të dyja ekipet.
Ndryshe në stadiumin "Fadil Vokrri", ndeshja Kosovë-Zvicër përfundoi me rezultat 1:1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. /Telegrafi/

















































