LAJMI I FUNDIT:

Hondën e vjetër e shndërrojnë në veturë ekologjike  

Hondën e vjetër e shndërrojnë në veturë ekologjike  

Honda Civic është një veturë e mrekullueshme, para se gjithash për shkak të sigurisë dhe motorit të qëndrueshëm.

Megjithatë, shpejtësia më nuk është në fokus – trendet e sotme në auto industri maten me zero emetim të gazrave dhe vetura autonome, transmeton Telegrafi.

Me një fjalë, Honda e publikuar më poshtë lëshon zero gazra, kjo për faktin se për vënien në lëvizje të këtij mjeti përdoret fuqia e njeriut.

Motori i kësaj veture është nxjerrë e ndërruesi ka mbetur i paprekur – duke e vendosur një biçikletë nën kapakun kur dikur qëndronte motori.

Gjithçka çfarë duhet janë dy persona të fuqishëm që mund të lëvizin pedalet që e vënë në lëvizje edhe mjetin me katër rrota.

E për ngasjen e kësaj Honde nevojiten tre persona, dy në biçikletë dhe një brenda kabinës që mban në duar timonin. Ata falë lëvizjes së pedaleve kanë arritur që shpejtësinë prej 3.2 kilometra në orë ta arrijnë. /Telegrafi/