LAJMI I FUNDIT:

Honda parashikon një epokë të re për veturat me hidrogjen

Honda parashikon një epokë të re për veturat me hidrogjen

Honda beson se hidrogjeni ka për të luajtur një rol të rëndësishëm si karburant në të ardhmen e veturave, menjëherë pas fillimit të epokës së veturave me bateri.

Honda, së bashku me Toyota-n dhe Hyundai-n, prej kohësh kanë qenë përkrahës të veturave që funksionojnë me hidrogjen (FCEV).


Inoue Katsushi, i cili drejton përpjekjet për elektrifikimin e Honda-s, e dha vizionin e tij për të ardhmen: “Ajo që kam në mendjen time është se epoka e baterive vjen e para dhe faza tjetër është ajo me hidrogjen”.

Prodhuesi japonez i veturave është duke punuar që deri në vitin 2040, 100 për qind e shitjeve të veturave të saj të jenë me bateri ose me hidrogjen.

“Gjenerata jonë e ardhshme do të jetë mjaft konkurruese”, tha Katsushi duket iu referuar sistemit me hidrogjen i cili do të detajohet në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, ai tha se shpërndarja e veturave FCEV do të jetë e mundur pasi të ekzistojë infrastruktura për ta mbështetur atë, së bashku me zinxhirin e furnizimit dhe kërkesën e tregut.

Honda ka bashkëpunuar me Isuzu për krijimin e një kamioni FCEV të quajtur Giga Fuel Cell, i cili pritet të dalë në treg në vitin 2027. /Telegrafi/