LAJMI I FUNDIT:

Homofobe e krishterë dhe djathtiste, është kundër abortit dhe ‘islamit të dhunshëm’: Kush është Giorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë?

Homofobe e krishterë dhe djathtiste, është kundër abortit dhe ‘islamit të dhunshëm’: Kush është Giorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë?

“Jam Giorgia Meloni. Jam grua, nënë dhe italiane, jam e krishterë”, kështu e përshkroi veten gjatë një fjalimi të mbajtur në Romë në vitin 2019, liderja e të djathtës Vëllezërit e Italisë (FDI), pasuesin e partisë neofashiste, Lëvizja Sociale e Italisë e formuar me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Pas tre viteve të këtij fjalimi në Romë, Meloni do të jetë kryeministrja e Italisë (dhe atë gruaja e parë që mban këtë post), pasi koalicioni i saj konservator fitoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare, transmeton Telegrafi.

Rezultatet preliminare treguan se blloku i djathtë do të duhej të kishte shumicën në dy dhomat e Parlamentit italian, që siç raporton Reuters, është rast i rrallë për stabilitet politik në Itali.


Pasi më shumë se gjysma e fletëvotimeve janë numëruar, partia Vëllezërit e Italisë kanë 26 për qind të votave, që është një rritje e madhe në raport me katër për qind sa kanë fituar në zgjedhjet e mëparshme parlamentare të mbajtura në vitin 2018.

Megjithatë, Liga e Matteo Salvinit, që është aleati kryesor i Giorgia Melonit në këtë koalicion të qendrës së djathtë, ka fituar rreth nëntë për qind të votave, që është një rënie e madhe në raport me 17 për qind që i kishte fituar tri vite më parë.

Forza Italia, lideri i të cilës është ish-kryeministri Silvio Berluscvoni, është anëtarja e tretë e koalicionit, që fitoi rreth tetë për qind të votave.

“Duhet të mbajmë në mend që nuk jemi në pikën e fundit, por atë në fillim. Nga nesër do të tregojmë vlerat tonë”, tha Meloni në fjalimin e mbrëmshëm para mbështetësve të saj.

Mediat italiane raportojnë se ajo ka premtuar se si kryeministri do të vazhdojë të mbështesë politikën e Perëndimit karshi Ukrainës, dhe jo të ekstremistët me financat italiane fragjile.

Pavarësisht që Meloni po minimizon rëndësinë e rrënjëve post-fashiste të partisë së saj dhe përpiqet ta paraqesë atë si një grup politik kryesor, dhe se i vjen keq që Vëllezërit e Italisë janë të lidhur me të kaluarën fashiste, faktet janë fakte – ajo vazhdoi me parullën e vjetër fashiste “Zot, atdhe dhe familje”.

Pretendon se nuk do të paraqesë rrezik për demokracinë nëse bëhet kryeministre, kurse në shkurt të vitit 2020 mbrojti Matteo Salvinin, që gjatë një fjalimi fajësoi “gratë që abortojnë disa herë, duke i zënë kot vendet nëpër spitale”.

Në qershor të këtij viti, mori pjesë në tubimin e organizuar nga e djathta spanjolle, partia Voks. Asokohe pati deklaruar se “është për vlera universale të krishtere, e kundër dhunës në islam”. Konsideron se amësia është ekspozuar ndaj censurës dhe është kundër abortit.

Ajo shtoi se është “për kufij të sigurtë dhe kundër emigrimit masiv”, dhe “sovranitet të kombit, kundër burokracisë së Brukselit”. Qëndrimet e saj kundër komunitetit LGBT janë të njohura së fundmi.

Thotë se është kundër lobit LGBT dhe ideologjisë  gjinore, dhe se është pro “familjes natyrale dhe kulturës së jetës”.

Sesa është homofobe Meloni, e tregojnë deklaratat e saj që nuk do të kishte dashur që fëmia i saj të jetë homoseksual.

Të njëjtën kohë, me krenari ka prezantuar Kaja Giulio Cezar Musoloni, stërnipin e diktatorit Musoloni, si një prej kandidatëve të saj për Parlamentin Evropian.

Në këtë aspekt, konsideron që diktatori Musolini “është një person me shumë shtresa”, shkruan Deutsche Welle, duke rikujtuar se në kohën kur ai sundonte ka pasur gjëra të mira.

Kur nga selia e partisë i drejtohet gazetarëve, siç raporton Deutsche Welle, prapa saj qëndron simboli fashist, logoja e partisë së saj – i stilizuar në flakë dhe ngjyrat e Italisë – e kjo flakë në kuptimin metaforik digjet për varrin e Musolinit.

Gazetarja spanjolle Alba Sidera, që prej vitesh përcjell ngjarjet në të djathtën italiane, konsideron që Meloni nuk është shfaqur nga asgjëja.

“Ajo prej vitesh bëhet gati të jetë kryeministre”, theksoi Sidera.

Giorgia Meloni ka lindur më 15 janar të vitit 1977 në Romë. Babai i saj, konsulent tatimor, braktisi familjen kur ajo ishte 11-vjeçe. Ai është me prejardhje nga Sardenja ndërsa e ëma nga Sicilia.

Meloni qysh si 15-vjeçare ishte pjesë e “Frontit Rinor” të partisë neofashiste MSI. Ka shumë gjëra kontroverse rreth shkollimit të saj. Në vitin 1996 përfundoi shkollën e mesme në Institutin Ameriko Vespuçi.

Megjithatë, doli se ajo shkollë nuk është një shkollë e mesme e gjuhëve të huaja, kështu që është e paqartë cilën diplomë e ka Meloni, apo nëse në fare e ka.

Në vitin 1996 u bë lidere nacionale e Aksionit Studentor, lëvizje studentore AN, pasardhëse e MSI-së, ku më 2004 u zgjodh si gruaja e parë presidente e Aksionit Rinor të krahut rinor të AN-së.

Gjatë këtyre viteve, Meloni ka punuar si kujdestare e fëmijëve, kamariere në klubin Pyper, një prej klubeve më të njohura të natës në Romë.

Pas kësaj u fut në parlamentin italian, ku në vitin 2008 u bë ministrja më e re në historinë e Italisë. Ka qenë në krye të ministrisë së Rinisë në qeverinë e Silvio Berlusconit.

Është një prej themeluesve të partisë Vëllezërit e Italisë gjatë vitit 2012, kurse në krye të kësaj partie erdhi në vitin 2014.

Sipas mediave italiane është adhuruesve e filmave fantastiko-shkencor në veçanti të Lord of the Rings. Si aktiviste e Lëvizje Sociale të Italisë – MSI, ka vizituar “kampin Hobit” dhe ka kënduar me bendin folk ekstremist “Compagnia dell’Anello).

Është e martuar me gazetarin televiziv Andre Gambruna, që punon në televizionin e Silvio Berlusconi. Së bashku kanë vajzën Ginevra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori