LAJMI I FUNDIT:

Holstein: Maqedonia e Veriut ka kohë që është gati për fillimin e negociatave me BE-në

Holstein: Maqedonia e Veriut ka kohë që është gati për fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia ka kohë që është gati për fillimin e negociatave, por edhe për anëtarësim në BE. E shoh pozitivisht që një përqindje e lartë e qytetarëve nuk shohin të ardhme tjetër përveç të ardhmes brenda BE-së, tha sot ambasadorja gjermane në vend Anke Holstein para prezantimit të rezultateve të “Analizës së opinionit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimi Evropian (2014 – 2021)”.

Holnstein sqaroi se ka një vazhdimësi të madhe sa i përket zgjerimit dhe se Bashkimi Evropian i përmbahet asaj që tha në mars të 2020-ës, gjegjësisht fillimit të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, rrugët e të cilave, tha ajo, janë të hapura.


Sa i përket qeverisë së re gjermane, shtoi Holstein, ajo ka për herë të parë një paragraf të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe përmend anëtarësimin në kapitullin e parë në lidhje me negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë./Telegrafi/