Disa prej futbollistëve të Manchester United janë kundër Rasmus Hojlund, pasi sulmuesi danez nënshkroi me agjencinë e menaxhimit që përfaqëson edhe ish-trajnerin e klubit, Erik ten Hag.

Pas një sezoni të vështirë, Höjlund mund të largohet nga Manchester gjatë afatit kalimtar të verës, me Milanin që po ndjek me interes mundësinë për ta transferuar.


Sipas mediave britanike, problemet e Höjlund në dhomat e zhveshjes nisën edhe para se ai të mbërrinte te United.

Ai u transferua në agjencinë SEG, e cila sipas lojtarëve dhe menaxhmentit të klubit, ka ndikim në transferime, duke shkaktuar mosbesim në mes të shokëve të ekipit.

Në fushë, danezi u kritikua për performancën e dobët.

Gjatë turneut amerikan të United, ai u filmua duke goditur me nervozizëm shtyllën, pasi Patrick Dorgu nuk ia kaloi topin, dhe më pas tentoi të përfundonte aksionin vetë.

Statistikat nuk janë në favor të tij: në 35 paraqitjet e fundit ka shënuar vetëm tre gola. Në rritje janë thashethemet se Hojlund do të largohet këtë verë, me Milanin si një nga kandidatët kryesorë për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app