LAJMI I FUNDIT:

Hofreiter: Liberalizimi i vizave për Kosovën është në fazën finale

Hofreiter: Liberalizimi i vizave për Kosovën është në fazën finale

Deputeti gjerman, Anton Hofreiter, ka thënë se është optimist se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë këtë vit.

“Procesi tani është në fazën finale dhe problemi në periudhën e fundit nuk ka pasur asgjë të bënte me Kosovën, por kishte të bënte me problemet e brendshme të disa shteteve anëtare të cilat janë të frikësuara nga ekstremizmi i djathtë, por unë jam vërtet optimist se liberalizimi i vizave do të finalizohet me gjasë këtë vit, për të cilin ju keni pritur gjatë dhe jam optimist se do të ndodhë këtë vit”, ka thënë Hofreiter, për Kallxo.com.

Deputeti gjerman ka thënë se në Bashkimin Evropian gjërat kurrë nuk dihen definitivisht pasi që gjithmonë ka nevojë për të gjitha 27 vendet anëtare që të pajtohen.

Reklama

“Sot i ashtuquajturi Trekëndëshi i Weimarit i cili është një bashkëpunim shumë i mirë në mes të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë së bashku lëshuan një rezolutë e cila thotë se mbështesin plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën, çka nuk është një surprizë për Gjermaninë, por është mirë që kemi Francën dhe Poloninë me ne, kështu që unë mendoj se gjatë kësaj vjeshte do të vendoset ose ka të ngjarë që mund të vendoset edhe në dhjetor”, ka shtuar Hofreiter.

Anton Hofreiter është deputet i Partisë së Gjelbër në Parlamentin e Gjermanisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Lajme
Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Lajme
Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Lajme
Hapet

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Marketing
Gjykimi për

Gjykimi për "Rastin e 53 milionë eurove”, dëshmitari thotë se pagesa është kosto që doli si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve nga Qeveria

Drejtësi
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori