Hoenes tha se Bayerni është autsajder në Ligën e Kampionëve, Kompany i përgjigjet atij

Të mërkurën në mbrëmje, Bayern Munich nis aventurën e re në Ligën e Kampionëve me një sfidë të fortë ndaj fituesit aktual të Kupës së Botës për Klube, Chelseat.
Pak ditë më parë, presidenti nderi i klubit, Uli Hoeness, e kishte vendosur Bayernin në rolin e një autsajderi në këtë kompeticion, por trajneri Vincent Kompany ka një qasje krejt tjetër.
Trajneri belg ka thënë se ata duan ta fitojnë trofeun më të çmuar evropian për klube.
“Le të shohim çfarë ndodh. Të gjithë janë 100 për qind të ngazëllyer për Ligën e Kampionëve. Ne duam ta fitojmë këtë trofe, sipas mendimit tim, asnjë lojtar i Bayernit nuk mund të ketë një objektiv më të ulët”, tha Kompany me vendosmëri.

Ai theksoi se Liga e Kampionëve mbledh ekipet më të mira të Evropës, por shtoi se skuadra e tij është e gatshme të përballet me çdo kundërshtar.
“Realiteti është se jemi mes më të mirëve, dhe të tjerët duan të njëjtën gjë. Nesër kemi ndeshjen e parë dhe kjo është detyra ime kryesore tani. Ëndrra mbetet, por për momentin sfida ndaj Chelseat është më e rëndësishmja”, deklaroi Kompany. /Telegrafi/



















































