LAJMI I FUNDIT:

Hodaj arsyeton arrestimet në pikat kufitare: Kemi rekomanduar suspendimin e 108 zyrtarëve policor

Hodaj arsyeton arrestimet në pikat kufitare: Kemi rekomanduar suspendimin e 108 zyrtarëve policor

Kryeshefi Ekzekutiv në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj ka arsyetuar arrestimet e një numri të madh të zyrtarëve policorë në dy aksione të ndara në pikat kufitare.

Ai tha se arrestimet e zyrtarëve policorë kryesisht kanë të bëjnë me dyshimin për ryshfet e korrupsion.


Sipas tij, IPK-ja i posedon pamjet e zyrtarëve duke marr ryshfet. Hodaj tha se kanë pranuar mbi 500 ankesa për shkelje të ndryshme, ku mbi 150 prej tyre janë dërguar për hetim penal.

Hoda në një intervistë për Ekonomia Online tha se kanë propozuar që të suspendohen 108 zyrtarët policorë të arrestuar.

“Inspektorati Policor gjatë këtij viti ka pasur një ritëm të shtuar të angazhimeve në hetimin e zyrtarëve të dyshuar për vepra penale. Si rezultat i këtyre hetimeve dhe një numër të konsiderueshëm të ankesave që i kemi pranu gjatë këtij viti, kemi arrestuar 87 zyrtar policor në raste të ndryshme penale. Kryesisht janë dy raste të mëdha që lidhen me marrjen e ryshfetit apo korrupsionit”.

“Janë mbi 500 ankesa që janë pranuar për shkelje të ndryshme ndaj zyrtarëve policor. Mbi 150 janë dërguar për hetim penal në departamentin e hetimeve dhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve janë nën hetime për shkak të këtyre rasteve. Deri më tani kemi rekomanduar suspendimin e 108 punonjësve të policisë që lidhen me vepra të ndryshme penale, me keqpërdorim të detyrës zyrtare, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave apo raste të tjera”.

Tutje kryeshefi i IPK tha se janë duke punuar në vazhdimësi, e se do të ketë edhe aksione të tjera.

Pohimeve se po bëhet spektakle me arrestime dhe se po dëmtohet reputacioni i Policisë, Hodaj i është përgjigjur duke thënë se ky aktivitet ka pasur për qëllim ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.

“E di që është transmetuar ndoshta prej shumë avokatëve apo prej analistëve që po konsiderohet si spektakël këto arrestime. Kur është numri i madh i zyrtarëve policor sigurisht se duhet të ketë operacione më të mëdha dhe operacionet e mëdha tërheqin vëmendjen edhe të mediave edhe të publikut. Nuk është bërë asnjë veprim për spektakël, mund të ketë edhe ankesa për shkak se disa prej tyre lirohen në procedurë të rregullt. Ne jemi të bindur dhe e themi me plotë përgjegjësi që për të gjithë këta zyrtar të arrestuar kemi prova të mjaftueshme, kemi prova me pamje me video ku këta shihen duke marr ryshfet shumica prej tyre”.

“Janë raste të dëshmuara nuk kemi të bëjmë me një aksion thjeshtë për ta dëmtuar reputacionin e Policisë, mirëpo krejt aktiviteti jonë bëhet me qëllim që me ruajt integritetin e Policisë dhe me forcuar integritetin e Policisë e me pastru Policinë njëherë e mirë prej elementeve që e diskreditojnë apo përfshihen në raste korruptive”.

Si raste më të shpeshta që dyshohen zyrtarët policor, Hodaj tha se është keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe keqtrajtimi.

“Një praj rasteve apo natyrave të shkeljes më të shpeshta është fatkeqësisht keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe keqtrajtimi, janë raste tipike që lidhen me veprimtarinë e policisë. E shohim që në aksionet e fundit që kemi pasur ka një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve që janë përfshirë në korrupsion”.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori