Akademik Hivzi Islami është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Kosovës (ASHAK). Nënkryetar i kësaj akademie është zgjedhur akademik Pajazit Nushi. Ndërsa, sekretar i përgjithshëm është zgjedhur akademik, Isuf Krasniqi.

Kështu bëhet e ditur në njoftim për media pas mbajtjes së Kuvendit të këtij institucioni, i cili ka mbajtur zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së akademisë, ku është zgjedhur dhe Kryesia e re e kësaj akademie.

Kuvendi i Akademisë, gjithashtu ka verifikuar zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve. Akademik Eqrem Basha, është zgjedhur sekretar i seksionit të Gjuhës dhe Letërsisë. Anëtar korrespodent është zgjedhur Jusuf Bajraktari, sekretar i seksionit të Shkencave Shoqërore. Akademik Fejzullah Krasniqi, është zgjedhur sekretar i Seksionit të Shkencave të natyrës dhe anëtar korrespodent Luan Mulliqi, është zgjedhur sekretar i seksionit të arteve. /Telegrafi/