LAJMI I FUNDIT:

“Hitleri” shitet për 17 milionë dollarë (Foto)

“Hitleri” shitet për 17 milionë dollarë (Foto)

“Him”, skulptura kontroverse e një Adolf Hitleri të ulur në gjumë duke u lutur e artistit italian Maurizio Cattelan, ka vendosur një rekord në shtëpinë e ankandeve ‘Christie’s’ në New York, duke u shitur me një shifër prej 17.189.000 dollarësh.

h2


Skulptura e realizuar në vitin 2001 është prej dylli dhe e tregon Fyhrerin të kthyer me shpatulla nga publiku.

Shifra përbën një rekord të ri edhe për vetë artistin italian, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2010, kur një skulpturë e tij u shit për 8 milionë dollarë. /GSH/