LAJMI I FUNDIT:

Historiku i skandalit me njehsorin “Kohler”

Historiku i skandalit me njehsorin “Kohler”

Njëzet muaj pasi që gazeta “Zëri”, përmes një hulumtimi pati publikuar fakte se si KEDS-i përmes njehsorëve elektrikë digjitalë të tipit “AEF.TF-01” të prodhuesit turk “Kohler” po vjedh konsumatorët e vet, Prokuroria Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, Blerim Sokoli, si dhe dy zyrtareve të kësaj Agjencie, Vjollca Ajvazi dhe Drita Hamiti.

Pjesë e aktakuzës është edhe Ari Torosoglu, menaxher i “Kohler”-it, dhe Ali Akan, zëvendësdrejtor i rrjetit të KEDS-it. Këta të fundit janë shtetas turk dhe të njëjtit janë shpallur në kërkim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.


Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në cilësi të personave zyrtarë, në bashkëkryerje gjatë intervalit kohor mars 2013 deri më 05.12.2014 me veprim dhe mosveprim, në faza të ndryshme kohore, varësisht nga kompetencat ligjore të cilat i kanë ushtruar, kanë kontribuar që tipi i njehsorit të lartcekur, fillimisht të certifikohet kundërligjshëm, e pas instalimit të këtij tipi të njehsorit në terren te konsumatorët kosovarë.

Që nga fillimi i vitit që lamë pas, gazeta “Zëri”, gjithmonë duke u mbështetur në të dhëna dhe dokumente zyrtare, por edhe në prononcime të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të KEDS-it, ka raportuar se ekzistojnë dyshime se njehsorët e tillë po matin energji elektrike edhe atëherë kur të gjitha pajisjet elektrike shtëpiake janë të shkyçura.

Por, edhe përkundër fakteve të shumta, KEDS-i, përmes reagimeve që ua dërgonte medieve në formë të marketingut, është munduar ta mohojë të vërtetën, duke pretenduar se njehsorët elektrikë në fjalë i plotësojnë të gjitha standardet e parapara.

Mirëpo, bazuar në dokumente zyrtare shihet se skandali me njehsorë ka ndodhur, edhe pse për të kanë qenë në dijeni zyrtarë të lartë të KEDS-it, Agjencisë së Metrologjisë, zyrtarë të lartë të KEDS-it, por edhe të fabrikës që i prodhon ato. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori