“Si mundet Serbia të vendosë sanksione ndaj popullit mik rus, i cili ishte me ne kur ishim në vështirësi?”, është pyetja që dëgjohet në polemikat për qëndrimin e Serbisë ndaj Rusisë pas agresionit ushtarak të kësaj të fundit në Ukrainë.
Historiani serb Nikola Samarxhiq thekson se termat “miqësi” dhe “vëllazëri” përdoren në propagandën e Kremlinit, ndërsa Milan Igrutinoviq nga Instituti për Studime Evropiane thotë se kur disa politikanë flasin për këtë lidhje, duhet të ndalemi dhe të mendojmë se çfarë duan të thonë.
I pyetur nëse marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në 30 vjetet e fundit mund të përshkruhen vërtet si miqësore, i ftuar në televizionin serb N1, Igrutinoviq thekson se ishte një “marrëdhënie neto pozitive, por që sot janë prishur”.
“Ka qenë kryesisht një miqësi. Për fat të mirë, ne nuk kemi një përvojë dramatike negative me Rusinë. Këto janë marrëdhëniet neto pozitive por që sot janë prishur”, thotë Igrutinoviq.
Ai shton se nuk ka konsistencë morale dhe miqësore në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.
Nga ana tjetër, Samarxhiq thekson se termi miqësi përdoret në propagandën e Kremlinit.
“Këto janë hilet e Aleksandar Vuçiqit, sepse ai ka qenë mes Rusisë dhe Perëndimit që kur erdhi në pushtet. Situata në të cilën ndodhemi konfirmon shkallën në të cilën afërsia jonë me Rusinë na ka dëmtuar”, tha Samarxhiq, duke shtuar se Serbia sërish e gjen veten në anën e gabuar të historisë.
Ai thekson se qytetarët e Serbisë janë viktima të propagandës dhe se nuk mund të flitet për miqësi.
“Shoqëria jonë është plotësisht e helmuar nga të gjitha këto marrëzi. Ata e shpëtuan Sllobodan Millosheviqin, e shtuan pjesëmarrjen e tyre në NIS, bënë propagandë në Serbi në atë mënyrë që të na ndajnë nga bota e qytetëruar. Serbia është një zonë e ndikimit strategjik ku ata përdorim Serbinë si faktor. Ne jemi shtet rajonal, ndaj nuk ka kuptim të flasim për miqësi me fuqi të madhe, por në kontekstin rajonal mund të krijojmë probleme për të tjerët dhe për veten tonë”, thekson historiani serb.
Igrutinoviq shton se politikanët ndonjëherë përdorin në mënyrë retorike terma të tillë si “shteti vëllazëror” ose “shteti miqësor” për të kënaqur të vetën ose publikun e shtetit për të cilin po flasin.
“Qytetarët [serb] do të ndjekin sinjalet që marrin nga qeveria e tyre. Qeveria jonë ka ndjekur një politikë të mbështetjes së fortë te Rusia, pyetja është nëse ata janë të gatshëm dhe moralisht të aftë për të bërë një kthesë në këtë moment”, shton Igrutinoviq.
Sipas tij, mund të ketë disa forma miqësie mes shteteve, por “kur ngatërrohemi, nuk janë vetëm miqësi, janë edhe interesa”.
“Kur disa politikanë flasin për vëllazëri, miqësi, duhet të ndalemi dhe të mendojmë se çfarë duan të na thonë”, thekson ai.
Duke folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Samarxhiq sqaron se nuk bëhet fjalë vetëm për klasifikim ndaj Rusisë, por edhe për përgjegjësi ndaj vetes dhe të kaluarës.
“Kjo është për shkak të situatës në të cilën mediet i nënshtrohen asaj politike pro-Putinit. Edhe nëse mendojmë ndryshe, vështirë se mund të dalim nga kjo situatë”, përfundon Samarxhiq. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë