LAJMI I FUNDIT:

Historiani dhe analisti i njohur serb: Kosova do të jetë në OKB dhe kjo nuk varet fare nga Serbia

Historiani dhe analisti i njohur serb: Kosova do të jetë në OKB dhe kjo nuk varet fare nga Serbia

Kemi pranuar që serbët të mos jenë pakicë dhe të kenë të drejta që ua dha Plani i Ahtisaarit. Serbët kanë Asociacionin e Komunave të Kosovës, që nuk ka kompetenca. Si këtë asociacion e kemi Këshillin e Përbashkët të Komunave në Sllavoni (Kroaci), sipas Marrëveshjes së Erdutit, që është në nivelin e OJQ-së, thotë historiani dhe analisti serb Çedomir Antiq, sipas të cilit është e palogjikshme që Serbia sot të thotë se ka “vija të kuqe” kundrejt Kosovës.

Antiq thotë se “vija e kuqe” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka mundur të jetë kompromisi historik në vitet ’80 të shekullit të kaluar, me propozimin e akademikut serb, Dobrica Çosiq, për ndarjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kjo do të thoshte se për të gjitha çështjet do të lëshonte pe Serbia, dhe që në të çështje të caktuara lëshime do të bënin edhe shqiptarët”, thotë ai. “E tash nuk flasim për statut të serbëve në Kosovë e as për ndarje, veç nëse ambasadori jonë do të quhet ambasador ose përfaqësues diplomatik, apo nëse në tabelën e ulëses së Republikës së Kosovës në OKB do të jetë ndonjë pikë apo asterisk”.

Ai shton se pas marrëveshjeve në Bruksel nuk ka mbetur gjë tjetër pos pranimi i Kosovës në OKB, çështje që kjo nuk varet fare nga Serbia. Ndërsa, shton se do të ndërrohet edhe Kushtetuta e Serbisë.

“Në Kushtetutë, Kosova përmendet në dy vende: në preambulë dhe në betimin e presidentit”, thotë ai. “I tërë debati për dialog është ballafaqim me kërkesat të cilat SHBA dhe BE i ka ndaj Serbisë dhe këto do t’i bëjë presidenti Aleksandar Vuçiq sepse mendon se kjo është më e dobishme dhe më e sigurta sot për Serbinë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori