LAJMI I FUNDIT:

Historianët: Masakra e Reçakut është njëri nga gurët e themelit të shtetësisë së Kosovës

Historianët: Masakra e Reçakut është njëri nga gurët e themelit të shtetësisë së Kosovës

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, konsideron se mohimi i Masakrës së Reçakut, por edhe i masakrave të tjera nga shteti serb, është kthim pas në histori dhe ringjallje e dhimbjeve të mëdha tek mija familje në Kosovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, në prag të përvjetorit të 21-të të Masakrës së Reçakut, masakër kjo që u krye nga shteti serb ndaj popullsisë së pa fajshme të Reçakut, e kujton dhe nderon këtë ngjarje të dhimbshme të banorëve të Reçakut.


Vendet e Quintit: Masakra e Reçakut bëri NATO të ndërhyjnë dhe ti jap fund një katastrofe humanitare
Lexo po ashtu Vendet e Quintit: Masakra e Reçakut bëri NATO të ndërhyjnë dhe ti jap fund një katastrofe humanitare

Lidhja e Historianëve thekson së martirët e rënë në Masakrën e Reçakut janë gur i madh në ndërtimin e themeleve të shtetit të Kosovës.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron se mohimi i Masakrës së Reçakut, por edhe i masakrave të tjera nga shteti serb, është kthim pas në histori dhe ringjallje e dhimbjeve të mëdha tek mija familje në Kosovë, të cilat as 21 vjet pas çlirimit të vendit tonë nuk din asgjë për fatin e me të dashurve të tyre.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson fuqishme së ka ardhur koha që gjenocidi që është kryer në Kosovë nga shteti dhe populli serb, të njihet edhe ndërkombëtarisht dhe në të njëjtën kohë shteti i jonë të kërkon zyrtarisht që ky gjenocid të njihet nëpërmjet rezolutave të miratuara nga Kongresi e Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç kanë bërë këto dy institucion me disa vende të tjera nëpër botë, aty ku është krye gjenocid nga një popull ndaj popullit tjetër”, thuhet në njoftimin e LHK “Ali Hadri”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori