LAJMI I FUNDIT:

Historianët e Deçanit: Ftesa e Speciales për Haradinajn është padrejtësi ndaj luftës së UÇK-së

Historianët e Deçanit: Ftesa e Speciales për Haradinajn është padrejtësi ndaj luftës së UÇK-së

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan me shqetësim të madh ka përcjellë zhvillimet e fundit në skenën politike në vend, me rastin e dorëheqjes së kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Historianët shprehën shqetësimin dhe reaguan ashpër ndaj ftesës që i është bërë ish-Komandantit të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit nga organet e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale të Kosovës.


“Ftesa për Haradinajn, është një padrejtësi që është duke ju bërë luftës çlirimtare dhe vet personalitetit të ish-komandantit dhe ish-kryeministrit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përcjell Telegrafi.

Historianëtritheksojnë se lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri, çlirim dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte luftë e shenjtë dhe e drejtë sepse djemtë dhe vajzat me të mira nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtën të drejtën e këtij populli të pushtuar dhe dhunuar ndër shekuj nga pushtimi barbar serb.

“Gjykata Speciale e Kosovës, është gjykatë e padrejtë dhe padrejtësia me e madhe që i ka ndodhur popullit shqiptar të Kosovës. Ne, e ripërsërisim se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është luftë e shenjtë dhe e pastër, e si e tille atë nuk ka gjyq që do ta gjykoj. Askush, nuk ka të drejtë të prek mbi dinjitetit dhe pastërtinë e luftës sonë çlirimtare. Ne, me ketë rast theksojmë së Ramush Haradinaj, prapë do të mbrojë pastërtinë e kësaj lufte, ashtu siç e mbrojti edhe herëve të tjera”, përfundon deklarata e idhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori