Historia interesante e Ivan Rakiticit dhe Mateu Lahoz - kroati e zbulon në punën e tij të re

Ivan Rakitic ka gjetur një punë të re, të cilën do ta kombinojë me të luajtur për Hajdukun.
Futbollisti i njohur kroat do të jetë komentator në emisionin Tiempo de Juego, i cili transmetohet në rrjetin Cadena COPE, një nga radiostacionet më të dëgjuara në Spanjë.
Si fillim, ai tregoi një rast me me gjyqtarin spanjoll Mateu Lahoz, të cilin e takonte shpesh në duele ndërsa luante për Barcelonën dhe Sevillan.
"Mateu Lahoz pyeste gjatë ndeshjeve: 'Si jeni? A është gjithçka në rregull? Si është familja?'. Dhe pastaj ai do t'ju jepte kartona pa hezitim”, deklaroi Rakitic për Lahoz, i njohur si një nga gjyqtarët më të diskutueshëm, i cili ishte shpesh në qendër të vëmendjes për vendimet e tij, dhe ai u tërhoq në vitin 2023, pas një karriere të gjatë në La Liga dhe garat ndërkombëtare.
Rakitic e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij futbollistike në Spanjë. Ai kaloi në vitin 2011, kur Sevilla e transferoi nga Schalke dhe pas tri vitesh u ble nga Barcelona.
Ai qëndroi atje deri në vitin 2020, pastaj u kthye në Sevilla dhe qëndroi deri në vitin 2024. Ai ishte për një kohë të shkurtër në Al Shabab Saudite, dhe më pas kaloi në Hajduk. /Telegrafi/




















































