Ghanim Al Muftah është ambasadori i Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, që performoi me Morgan Freemanin në ceremoninë hapëse të turneut.
Ky njeri ka një histori të vështirë jete, por pavarësisht gjithçkaje, përpiqet të jetë një frymëzim për të tjerët.
Përkatësisht, 20-vjeçari vuan nga sindroma e regresionit kaudal, një çrregullim i rrallë që pengon zhvillimin e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore dhe ai ka lindur pa gjysmën e poshtme të trupit.

Kur lajmi për gjendjen e tij iu dha prindërve Mohammed Al Muftah dhe Eman Ahmad, ata u përballën me një vendim jashtëzakonisht të rëndë: të vazhdonin shtatzëninë dhe të përballeshin me të gjitha pasiguritë që rrethojnë gjendjen e djalit të tyre ose të bënin një abort.
Prindërit vendosën ta vazhdonin shtatzëninë dhe ai lindi më 5 maj 2002, së bashku me vëllanë binjak, Ahmad. Që atëherë, Ghanim i mrekullueshëm ka mahnitur ata që e rrethojnë, duke u ngjitur në malet e larta të Gjirit me duart e tij, duke u bërë një aktivist i famshëm për njerëzit me aftësitë të veçanta dhe duke grumbulluar më shumë se tre milionë fansa në mediat sociale.

Mjekët i thanë se ndoshta do të vdiste para se të mbushte 15 vjet, megjithatë ai arriti të mbijetojë dhe u jep shpresë të gjithë personave me aftësi të veçanta. Al Muftah shkon për operacion çdo vit. Ai shpreson të bëhet paraolimpist, ndërsa thotë se sportet e tij të preferuara janë futbolli, noti, zhytja dhe alpinizmi.
Në shkollë, luante futboll duke mbajtur këpucë në duar. Ai arriti të ngjitej në Jebel Shams, majën më të lartë malore në rajonin e Gjirit dhe gjithashtu e ka në plan ta ‘pushtojë’ malin Everest. Ghanim dëshiron të studiojë shkenca politike dhe të bëhet kryeministër i Katarit.

Dhe të dielën, me sytë e globit të vendosur mbi të dhe Morgan Freeman, Ghanim përdori platformën e tij për të folur për gjetjen e “bukurisë në dallimet tona” dhe ai mbrojti unitetin dhe diversitetin.
“Përmes të gjitha dallimeve në gjuhë ekziston një fije e përbashkët shprese, ngazëllimi dhe respekti. Ne mund të mos i kuptojmë fjalët, por thellë në brendi duhet të vlerësojmë dhe kuptojmë emocionet që na lidhin të gjithëve”, kishte thënë Freeman në ceremoninë e hapjes së ‘Katar 2022’.
“Ne u rritëm të besojmë se ishim të shpërndarë në këtë tokë si kombe dhe fise, në mënyrë që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të gjejmë bukurinë në dallimet tona”, i tha 20-vjeçari rrezatues aktorit legjendar.
Me nofkën ‘djali i mrekullisë nga Katari’, gjendja e Ghanimit prek rreth një në 100.000 fëmijë, ndërsa ai i ka tejkaluar të gjitha parashikimet e mjekëve.

Si fëmijë, luftoi për të gjetur shkolla që do ta pranonin për shkak të paaftësisë së tij. Por, i riu i vendosur refuzoi të lejonte që gjendja e tij t’ia kufizonte dëshirën për jetë dhe vendosi të merrej me një sërë sportesh – duke u marrë me gjithçka, nga zhytja në skuba, ngjitja në shkëmb, futbolli, hokej mbi akull dhe noti, deri te stërvitjet në palestër dhe gjuajtja me hark.
Në vitin 2017, Ghanim përfundoi pelegrinazhin mysliman në Mekë duke u zvarritur rreth Qabesë në duar në vend të një karrigeje me rrota.
Dy vjet më vonë, adoleshenti frymëzues përfundoi një nga sfidat e tij fizike më të frikshme deri më tani, duke u ngjitur në malin 9.827 metra të lartë Jebel Shams, një nga më të lartit në Gadishullin Arabik.
Krahas të bëmave fizike, Ghanim drejton organizatën e tij bamirëse për të ndihmuar fëmijët e tjerë me aftësi të kufizuara. I mbështetur nga familja e tij, ai themeloi Shoqatën Ghanim al-Muftah për karrocat.
View this post on Instagram
“Unë kujdesem për të tjerët – e konsideroj një detyrë humanitare dhe morale”, kishte thënë ai si një 13 vjeçar kur foli për Paraolimpiadën para Kampionatit Botëror Paralimpik të Atletikës në Doha të Katarit në vitin 2015.
Në të njëjtin vit, ai u zgjodh si ‘Ambasador i Vullnetit të Mirë’ i Reach Out To Azia (ROTA), ‘Fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjve refugjatë palestinezë nëpërmjet sportit në Liban’. Adoleshenti vizitoi një kamp refugjatësh palestinezë në Nahr El Bared, Liban, ku hapi një qendër të re sportive për të ndihmuar 5.000 fëmijë.
Ai dhe prindërit e tij filluan gjithashtu ‘Projektin Bëhu Pozitiv’ për të ndihmuar në stërvitjen e fëmijëve me aftësi të veçanta.
View this post on Instagram
Arritjet e tij sportive, së bashku me punën bamirëse dhe ndjekjen në mediat sociale, bënë që 20-vjeçari të zgjidhej si një ‘ambasador’ zyrtar i Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.
Përveç synimit për të thyer barrierat me të cilat përballen ende personat me aftësi të vecanta, Ghanim ka gjithashtu ambicie të larta që një ditë të bëhet diplomat.
Ai ka udhëtuar nga Katari në Mbretërinë e Bashkuar për të studiuar politikë në Universitetin Loughborough, në Leicestershire, ku është bërë një figurë e njohur në kampus, duke bërë patinazh midis seminareve dhe leksioneve në skateboardin e tij, teksa shpreson që një ditë të marrë patentën e tij të pilotit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare – merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Eva Longoria tregon për momentin kur veshi një fustan prej 30 eurosh në Festivalin e Filmit në Kanë

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania