Historia e pabesueshme e portierit me origjinë ruse: Braktisi futbollin për të mbrojtur Ukrainën

Pietro Vavassori, një 70-vjeçar që është pronar i “Italsempione”, një kompani e rëndësishme lombarde në sektorin e logjistikës është aktualisht nën makth. Djali i tij është një nga italianët që ka shkuar për të luftuar në Ukrainë, si vullnetar, raporton Sky Sport Italia.
Për tri ditë nuk kishte asnjë lajm për të birin, deri dje portier futbolli. 30-vjeçari kishte luajtur në Lega Pro. Më në fund, ai arriti t’i bënte të ditur babait “se ishte gjallë”, megjithëse “i rrethuar nga trupat ruse”. Kjo është videoja e publikuar në profilin e tij TikTok, ku rrëfen situatën në terren.
Ivan Luca është djali i birësuar, me origjinë ruse, i Pietro dhe gruas së tij, Alessandra Sgarella, të rrëmbyer nga “Ndrangheta”. Ishte mbrëmja e 11 dhjetorit 1997 dhe gruaja, atëherë 40 vjeçe, u rrëmbye në oborrin e shtëpisë së saj në Milano. Ajo qëndroi në duart e banditëve për rreth dhjetë muaj, në Lokrid. Nëse ajo gjeti forcën për t’u kapur pas jetës ishte edhe fëmija që do të birësonte, i cili vinte nga Elektrostal, një qytet afër Moskës.
Alessandra më pas vdiq më 27 gusht të vitit 2011 nga një sëmundje. Atë ditë, teksa po mbyllte sytë, patën kohë t’i tregonin se anëtari i fundit i bandës, i arratisuri Francesco Perre, ishte arrestuar disa orë më parë në Aspromonte gjatë një aksioni të karabinierëve. Deri pak javë më parë, Ivan Luca ishte në Bolivi, ku po stërvitej me Real Santa Cruz.
Megjithatë, ai vendosi të nisej për në Ukrainë, duke e komunikuar vendimin me një video në TikTok më 28 shkurt. “Do ta kisha imagjinuar të bëja gjithçka në jetë, por kurrë të veshja uniformën e luftës”, – ka shkruar ai, duke i shoqëruar fjalët me imazhet e ushtarëve, me fytyrat e pjestarëve të Legjionit të Huaj Francez. Në një video të mëvonshme, më 3 mars, ai tregoi se ishte bashkuar me “Legjionin e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Ukrainës”.
Pavarësisht se është në luftë, ai nuk është i interesuar të bëhet ushtar. Kur lufta në Ukrainë të ketë mbaruar, ai do të përpiqet të harrojë gjithçka, duke shpresuar se nuk do të jenë më të dobishme armët. Po pse u fut në skenarin e konfliktit, duke u regjistruar përkrah ukrainasve? “Sepse kjo është një luftë që prek të gjithë botën”, përgjigjet ai në atë video. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania