Historia e një pacienti me kancer të fshikëzës së urinës: Heqja e fshikëzës së urinës dhe ndërtimi i një fshikëze të re
Departamenti i Urologjisë pranë Acıbadem disponon njohuri të thelluara, përvojë dhe teknologji shëndetësore të avancuar për trajtimin e kancerit urologjik. Ekipi i Urologjisë pranë Acıbadem ka qenë pionier në adoptimin e teknikave të reja diagnostikuese dhe trajtimeve minimalisht invazive për kancerin e prostatës, veshkave dhe fshikëzës së urinës, së bashku me një sërë çrregullimesh të tjera urologjike.
Fshikëza e urinës është organi që depoziton urinën. Kanceri i fshikëzës së urinës ndodh kur qelizat e fshikëzës fillojnë të ndryshojnë dhe të rriten në mënyrë të pakontrolluar. Kanceri i fshikëzës është një ndër pesë llojet më të zakonshme të kancerit. Tumoret e fshikëzës janë tre herë më të shpeshta te meshkujt sesa te femrat. Ai është kanceri i katërt më i zakonshëm te meshkujt pas kancerit të prostatës, mushkërive dhe zorrës së trashë. Kanceri i fshikëzës mund të jetë sëmundja më sfiduese midis llojeve të kancerit urologjik pasi tenton të ketë një ecuri të shpejtë progresive. Zbulimi i hershëm është jetik për pacientët pasi diagnostikimi i vonë i kancerit të fshikëzës së urinës rrit rrezikun e përhapjes së kancerit në të gjithë trupin.
Trajtimi i kancerit të fshikëzës së urinës
Trajtimi i kancerit të fshikëzës së urinës varet nga faza e kancerit. Nëse tumori përfshin shtresat muskulore të fshikëzës, trajtimi më optimal është heqja e fshikëzës në tërësi. Kjo quhet cistektomi radikale. Heqja e fshikëzës është vetëm pjesa e parë e operacionit. Pas heqjes së fshikëzës me tumor, është e nevojshme të gjendet një mënyrë tjetër për të depozituar urinën dhe për ta larguar atë nga trupi.
Ekzistojnë dy mundësi për këtë urostomia dhe krijimi i një fshikëze të re.
– Në urostomi, urina mblidhet në një qese të veçantë (një qese stome) që ngjitet në pjesën e jashtme të barkut. Natyrisht, të jetuarit me një qese sjell ndryshime të rëndësishme në cilësinë e jetës së pacientëve, sepse urostomia mund të ndikojë në jetën e tyre sociale.
– Fshikëza e re, nga ana tjetër, është ndërtimi i një fshikëze të re duke përdorur inde nga zorra e pacientit, e cila eliminon nevojën për një qese stome, duke rezultuar në një urinim normal për pacientët. Megjithatë, është një operacion kompleks dhe kërkon aftësi dhe përvojë të lartë. Një rindërtim i fshikëzës së urinës përfshin krijimin e një fshikëze të re duke përdorur një pjesë të zorrës së hollë, duke e vendosur atë në vend të fshikëzës origjinale dhe duke bashkuar ureterët në zonën e sipërme të fshikëzës së re. Kështu, urina derdhet nga veshkat në fshikëzën e re përmes ureterëve dhe pacientët vazhdojnë të urinojnë si zakonisht.
Në Acıbadem, si opsion të parë, ne aplikojmë rindërtimin e fshikëzës së urinës për çdo pacient të përshtatshëm. Në mbarë botën ekziston një numër i kufizuar qendrash që kryejnë rindërtimin e fshikëzës për pacientët me kancer të fshikëzës së urinës. Si pasojë, shumë pacientë vizitojnë Acıbadem për të marrë këtë trajtim.
Historia e Miroslav-it
Një prej tyre është edhe 49-vjeçari serb Miroslav. “Rreth tre muaj më parë fillova të ndjeja dhimbje në organin gjenital dhe pas disa ditësh vura re gjak në urinë. Ishte një shenjë e madhe alarmi që tregonte se mund të ishte diçka serioze. Unë u konsultova me një urolog në Beograd, i cili bëri një ekzaminim me ekografi të fshikëzës së urinës dhe konstatoi disa lezione që ngritën dyshimin për kancer të fshikëzës. Më pas, u krye një biopsi për të konfirmuar diagnozën, e cila vërtet zbuloi praninë e kancerit. Isha i frikësuar dhe i shqetësuar se çfarë do të më ndodhte”, thotë Miroslav.
Ai u takua me mjekë të ndryshëm në Beograd dhe në Zagreb. Një ditë, rastësisht, ai hasi në një reklamë në Instagram ku njoftonte se profesori i urologjisë nga spitali Acıbadem në Turqi Mustafa Sofikerim do të vinte për konsultë në Klinikën Ambulatore të Acıbadem Bel Medic në Beograd. Ai e plotësoi menjëherë formularin dhe caktoi një takim për të kërkuar konsultimin nga profesor Sofikerimi. “Pasi u takova personalisht me profesor Mustafa Sofikerimin dhe bëra një diskutim të plotë rreth sëmundjes dhe trajtimit tim, isha pothuajse i bindur për të udhëtuar për tu mjekuar drejt spitalit Acıbadem në Stamboll”, shprehet Miroslavi.
Kështu filloi rrugëtimi i trajtimit të Miroslav në spitalin Acıbadem. Ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin dhe fshikëzën e urinës. Pas heqjes së fshikëzës u krye një operacion rindërtues për të krijuar një fshikëz të re duke përdorur një pjesë të zorrës së hollë.
“Miroslav erdhi me diagnozën e kancerit të fshikëzës së urinës me qeliza skuamoze. Ne kryem operacionin e cistektomisë radikale, të ndjekur menjëherë nga rikonstruksioni i fshikëzës. I gjithë procesi zgjati rreth 6 orë. Operacioni ishte shumë i suksesshëm dhe periudha pas operacionit ishte e qetë. Nuk do t’i japim as kimioterapi, as radioterapi, sepse për këtë lloj tumori trajtimi më i suksesshëm është cistektomia radikale dhe pasi të hiqet fshikëza nuk duhet bërë asgjë tjetër”, thekson profesori i Urologjisë, Mustafa Sofikerim.
10 ditë pas operacionit Miroslavi doli nga spitali aq i shëndetshëm sa mund të ishte pa asnjë gjurmë tumori në trupin e tij. “Jam i lumtur që gjithçka shkoi mirë dhe ndihem i emocionuar, sepse jam gjallë, ndihem i fortë, ndihem mirë. Mund të eci, mund të ha dhe gjithçka është në rregull. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit Acıbadem. Mendoj se ky ishte për mua një moment që të ndryshon jetën, sepse jeta ime do të vazhdojë si një person pa kancer”, thotë Miroslav.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të kontaktoni me Zyrat e Informacionit të Acıbadem.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje