Marsida Qatja, 30-vjeçarja e cila dyshohet se u bë shkaku për vrasjen e Dritan Haxhollit në Kavajë, ka pasur një jetë komplekse.
Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe ka lidhur martesë dy herë. Marsida Qatja është martuar për herë të parë në vitin 2005 kur ka qenë vetëm 16 vjeç. Bashkëjetesa dhe martesa me bashkëshortin e parë zgjati më shumë se 12 vite. Çifti solli në jetë dy fëmijë, sot 9 dhe 14 vjeç.
Martesa me bashkëshortin E.S. përfundoi ligjërisht më 8 Shkurt 2017. Kërkesa për divorc u bë nga burri i Marsidës, i cili argumentonte se mes tyre kishte grindje të vazhdueshme.
Për shkak të zënkave, për rreth 1 vit çifti nuk ka jetuar bashkë. Gjatë kësaj kohe, Marsida bashkëjetonte me një person tjetër.
“Nga parashtrimet e palëve ndërgjyqëse si në seancë përgatitore/pajtim dhe në atë gjyqësore u pretendua se, në fillimet e tyre marrëdhëniet bashkëshortore kanë qënë të mira. Më pas konfliktet ndërmjet palëve ndërgjyqëse janë shëndrruar në grindje të vazhdueshme të cilat kanë sjellë si pasojë ndërprerjen e jetës së përbashkët prej gati një viti, periudhë në të cilën e paditura ka filluar bashkëjetesën me një tjetër person. Në situatën sa sipër, sipas palëve ndërgjyqëse, martesa ka humbur qëllimin dhe funksionin për të cilin ajo është lidhur. Gjykata vlerëson se martesa është bashkimi vullnetar, personal, solemn, jo pasuror i një burri dhe një gruaje”. Martesa është një marrëdhënie sociale – juridike që karakterizohet nga ekzistenca e një sërë të drejtash dhe detyrimesh reciproke midis bashkëshortëve në interes të familjes dhe të bashkëjetesës së përbashkët. Për aq kohë sa martesa është e ndërtuar mbi bazën e vullnetit të lirë të dy bashkëshortëve, nuk do të bënte sens vazhdimi i mëtejshëm i saj kur bashkëshortët, nuk kanë më vullnetin e përbashkët për të qëndruar të lidhur në martesë dhe për më tepër ata kanë humbur komunikimin midis tyre dhe jetojnë të ndarë nga njëri – tjetri dhe e paditura ka filluar një tjetër bashkëjetesë, fakt i pranuar prej saj në gjykim”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Kavajës për divorcin mes çiftit.
Trupa gjykuese vendosi t’ia lërë kujdestarinë e dy fëmijëve Marsida Qatjës. Babai do të duhej të paguante 100 mijë Lekë të vjetra në muaj si detyrim ushqimor për dy fëmijët. Gjykata i dha të drejtën për t’i takuar dy herë në muaj nga e premtja në orën 10:00 deri të dielën në të njëjtën orë, si dhe t’i mbajë 15 ditëshin e parë të muajit gusht çdo vit.
Pas zgjidhjes së martesës me burrin e parë, Marsida Qatja u martua për herë të dytë me Indrit Hysenin, me të cilin ka edhe një djalë 2 vjeç. Bashkëshorti i dytë ndodhet në burg në Gjermani, ku vuan dënimin për drogë.
Por, duket se gjatë kësaj kohe 30-vjeçarja Qatja ka patur edhe lidhje jashtëmartesore. Nga burimet policore thuhet se ka qenë e lidhur me Dritan Haxhollin, kjo referuar edhe deklarimeve të parë në polici të Marsida Qatjas pas vrasjes së Haxhollit.
Por dyshohet se lidhja mes tyre ka përfunduar para disa kohësh. Në media dhe policia, Marsida Qatja u shpreh se Dritan Haxholli e kërcënonte muajt e fundit duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit, në banesën e saj në Kavajë pati përleshje me armës mes Dritan Haxhollit dhe policit të burgjeve Bledar Toçi. Ky i fundit ndodhej në banesën e Marsidës së bashku me dy fqinjët e 30-vjeçares, Xhulio Biturkun dhe Ermir Çelën.
Sikurse kanë deklaruar, dy fqinjët dhe Toçi kishin shkuar në banesën e Marsidës për ta mbrojtur nga Dritan Haxholli.
Sapo Haxholli hapi derën e apartamentit të Marsida Qatjas, me të parin që u përball ishte Bledar Toçi ndaj të cilit hapi zjarr menjëherë. Toçi u plagos vetëm me një plumb kallashnikovi, ndërsa u kundërpërgjigj me armën e tij të shërbimit duke lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin. /tvklan.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën