LAJMI I FUNDIT:

Historia e Kosmonte Foods – filloi me një zyre të vogël, sot është kompani gjigante në disa shtete!

Gjatë shfletimit në internet, shpeshherë hasim në historitë e suksesit të kompanive më prestigjioze botërore, siç është Apple, Amazon, KFC, etj.

Por, sot ne ju sjellim një histori më ndryshe për të cilën pak dini, dhe e cila padyshim se do t’ju inspirojë!

Bëhet fjalë për kompaninë vendore Kosmonte Foods, e cila filloi punën në vitin 2000 në zyre të vjetra e me pak hapësirë dhe një numër të vogël të stafit.

Në foto: Pamje nga ambientet e para të Kosmonte Foods – në vitin 2000, atëherë kur filloi rrugëtimi i gjatë drejt suksesit!

Por përgjatë këtyre dy dekadave të fundit, me një punë e përkushtim të jashtëzakonshëm, Kosmonte Foods është shumëfishuar nga hapësira, stafi e besimi i brendeve dhe konsumatorëve.

Sot, Kosmonte Foods ka zyre moderne dhe operon në një sipërfaqe prej 40,000 metrave katrorë, ku stafi prej 420 punëtorëve në përditshmëri sigurohen që produktet e juaja të preferuara të jenë në çdo dyqan të Kosovës – të freskëta e me çmim të volitshëm!

Në foto: Pamje të kompanisë Kosmonte Foods, ku sot operon në sipërfaqe gjigante prej 40,000 metrave katrorë 

Siç tregon për Telegrafin Rabie Simnica nga Kosmonte Foods, kompania sot është distributori më i madh i shërbimeve ushqimore në Kosovë, me mbi 1300 produkte nga 100 brende botërore.

Produktet variojnë nga qumështi, mishi, çaji, kafetë, pijet e deri tek produktet tjera ekskluzive, siç janë jogurtët e famshëm Jogobella apo Zott Monte.

E për gjithë këtë sukses të fituar përgjatë dy dekadave, Simnica e falënderon stafin.

Në zemër të kompanisë janë 420 punëtorët të cilët vënë përkushtim dhe energji të jashtëzakonshme në kompletimin e objektivave të kompanisë drejt një rritje të vazhdueshme, vit pas viti – dekadë pas dekade”, thotë ajo.

Në foto: Rabie Simnica

Por, Kosmonte Foods nuk është kompani e zakonshme sa i përket rekrutimit të stafit, pasi që i ndjekë praktikat moderne të rekrutimit, ku rreth 40% e stafit janë të gjinisë femërore dhe në radhët e tyre ka punëtorë të racave e religjioneve të ndryshme.

Depot moderne të Kosmonte Foods janë strehë e produkteve më të dashura botërore

Sigurisht keni dëgjuar dhe konsumuar produktet si Monte, Jogobella apo mishin Perutnina Ptuj.

Siç mund ta imagjinoni, këto janë produktet më të dashura jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë shtete të botës.

Marrë parasysh këtë, Kosmonte Foods është kujdesur që t’i krijoi depot më moderne në vendin tonë për të shërbyer si strehë e produkteve më të dashura dhe kualitative, në mënyrë që t’ua ruajë freskinë.

Kosmonte Foods posedon 17 depo të temperaturave të ndryshme të cilat konsistojnë teknologjinë e fjalës së fundit.

Të gjitha depot kanë monitorim konstant digjital nga ekipi profesional në mënyrë që t’i qëndrojnë në përpikëri zbatimit të standardeve botërore.

Transporti i produkteve – sfidë e madhe, por SHUMË E LEHTË për kompaninë

Ruajtja e freskisë së produkteve në depo mund të jetë një sfidë që kapërcehet, por me pak kujdesi, i gjithë mundi mund të shkoi poshtë dhe të dëmtohet freskia e produkteve.

Kjo mund të jetë sfidë e madhe për shumë kompani, por një sfidë shumë e lehtë për Kosmonte Foods.

Kompania ka investuar në rreth 200 mjete transportuese të llojeve të ndryshme të cilat kanë temperatura plus dhe minus (+ / -) në mënyrë që distribuomi i produkteve të bëhet në mënyrë optimale dhe të ruhet freskia deri në raftet e dyqanit.

Produkti i freskët, konsumatori i kënaqur!

Vizioni i kompanisë

Qysh prej themelimit, Kosmonte Foods është udhëhequr nga vizioni që konsumatori të ketë në tryezë produkte të cilësisë më të lartë, produkte të shëndetshme dhe, mbi të gjitha, produkte të freskëta e në gjendje të shkëlqyer.

Pikërisht këtë vizion e zotëron sot kompania në Kosovë, por edhe në shumë vende të botës.

Sot, Kosmonte Foods operon me shumë sukses në Shqipëri, ndërkaq me historinë e suksesshme të Kosovës e kanë njoftuar edhe Gjermaninë, Dubain dhe Katarin, ku janë prezent si kompani.

Artikull i sponzorizuar