LAJMI I FUNDIT:

Historia e familjes Haklaj: Vrasja me snajper e Ylli Haklajt, vëllait të vogël të familjes

Historia e familjes Haklaj: Vrasja me snajper e Ylli Haklajt, vëllait të vogël të familjes

Situata do të mbetej e ndezur në Tropojë. Më 3 Dhjetor të vitit 2000, familja Haklaj do të merrte një tjetër goditje të rëndë që po i çonte thuajse drejt asgjësimit total.

Ylli Haklaj, kishte dalë i shkujdesur në këtë livadh pranë rrethimit të kullës, së bashku me Bilbil Selivradën dhe Elez Kërrnajën, vëllanë e Ferizit.


“Në atë moment ka qenë duke thirrur një person nga rruga dhe është drejtuar në drejtim pritës, ata paskan qenë duke ndjekur, personat janë parë nga lagja Aliaj, ishin me rroba kamuflazhi dhe kur e panë që Ylli nuk qëndronte në të njëjtin pozicion, kanë ardhur nga kodra lart më afër e qëlluan me snajper. Kanë plagosur dhe Bilbil Lanajn me një plumb tjetër në faqe”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve

Djali i vogël i familjes dërgohet në spital me urgjencë por nuk arrin të mbijetojë.

“Ishte përpjekur që mos të bjerë ashtu, dhe dy duart i kishte te këmbët, dhe ishte përpjekur të rezistonte, dhe ka dalë vajza e tij Saranda 3 vjeçe, nëna kishte qenë në katin e dytë me vajzën e Fatmirit që ishte e vogël 13 muajshe”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve

Rreth 200 metra distancë nga vendi ku ai u rrëzua përtokë, ndodhej edhe plaku i Haklajve, Muharremi. Ai ka parë në drejtim të këtij pylli një grup prej rreth 9 personash të veshur me kamuflazh ushtarak.

Në atë moment, ka dalë me shpejtësi edhe vëllai i madh Hamdiu por pa mundur të reagojë. Autorët e vrasjes u larguan me shpejtësi.

“Ka qenë Përparim Hyka, kanë qenë edhe njerëz tjerë të organizuar nga PD-ja gjoja sikur po merrnin hakun e protestuesit nga akuza e Sali Berishës, gjoja e vrau Ylli Haklaj”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve
Kundërshtarët thuajse po e arrnin qëllimin për asgjësimin e të gjithë familjes.

Njëri pas tjetrit, 4 vëllezër, Shkëlqimi, Halili, Fatmiri dhe në fund Ylli, nuk jetonin më.

“Hamdiu kishte Yllin të vetmin vëlla që kishte, dhe kur erdha atë ditë nuk munda me u taku me Hamdiun, më tha mua të kam tani ty vëlla, ishte shumë e tmerrshme, kishin qenë 5 vëllezër dhe shumë e tmerrshme”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve

Familja kishte humbur tashmë edhe atë që konsiderohej si njeriu më vigjilent. Ylli ishte tepër gjakftohtë dhe mjaft dyshues në gjithçka. Kjo e kishte bërë atë mjaft të aftë deri atë ditë që të shmangte pritat. Ai ishte njeriu që ishte marrë me fortifikimin e kullës. Ishte personi që me gjithë tragjeditë, përpiqej të sillte sadopak harmoni në familje. Vetëm një muaj më parë, familja kishte planifikuar të largonte Yllin jashtë vendit për ta mbrojtur, por plani nuk u realizua dot kurrë.

“Ylli ishte ai që na mbante gjallë, mbante familjen, sikur s’kishte ndodhur asgjë, gjithë të afërmit, na bënte të qeshnim Ylli, kishte humor, pas vdekjes së tij çdo gjë ka ndryshuar”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve

Autorët e vrasjes së Yllit ishin ekspozuar së tepërmi. Ata ishin parë nga fshatarë të zonës, të cilët i kërcënuan të mos flisnin. Haklajt tashmë dukeshin të pafuqishëm për të reaguar. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori