Për një fëmijë të moshës 10-vjeçare, padyshim që gjëja më e çmuar janë ëndrrat për një të ardhme më të mirë, për të mos thënë një jetë e bukur si ato në përralla, ku nuk mungon asgjë.
Por për Jonën nga Tirana, ëndrrat dhe sfidat nuk janë ato të një 10-vjeçari të zakonshëm.
Prej 3 javësh ajo ka zgjedhur të dalë nëpër rrugët e Tiranës dhe të shesë bonbone, me dëshirën për të fituar aq para sa për të blerë një shtëpi.
Dhe për këtë rrugë që ajo ka ndjekur, thotë se e ka një shembull, atë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Të cilit madje thotë se edhe “do t’i zërë vendin”.
10-vjeçarja, Jona, e ka rrëfyer historinë e saj të pazakontë këtë të premte në emisionin “Oktapod”.
Ajo thotë se do të bëhet si Erion Veliaj, pasi historia e saj i ngjan historisë së kryebashkiakut të Tiranës.
“Dua të bëhem si Erion Veliaj, sepse ai ndërton kopshte për të vegjlit. Unë kam të përbashkët me të, se ai ka shitur fiq, ndërsa unë bonbone. Do bëhem kryebashkiake e Tiranës në të ardhmen”, thotë ajo.
Jona thotë se ka shumë njerëz në rrugë që e mbështesin ëndrrën e saj dhe e frymëzojnë të vazhdojë të besojë në dëshirën e saj, sikundër ka edhe njerëz që nuk e presin mirë dhe i thonë se, ajo që vajza kërkon është e pamundur të arrihet.
E megjithatë, vajza e vogël me një buzëqeshje të ëmbël, nuk trembet, por kësaj sfide të madhe i buzëqesh dhe thotë se ajo nuk do të dorëzohet dhe do të besojë në ëndrrën e saj.
Por pas kësaj historie të veçantë nuk mund të mos vinte dhe një reagim nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në një status të moderatorit emisionit Turjan Hyska, në Instagram, kryebashkiaku Erion Veliaj komenton se “mbajeni mend këtë gocën po s’u bë presidente një ditë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit