Emri më i ri në krye të listës së Forbes për gratë më të pasura që e kanë ndërtuar vetë pasurinë është Lucy Guo, një sipërmarrëse 30-vjeçare nga Los Angeles dhe themeluese e platformës inovative “Passes”
Taylor Swift nuk është më miliarderja më e re që e ka krijuar pasurinë e saj nga e para. Ky status tashmë i takon Lucy Guo, e cila është shndërruar në një simbol të suksesit të vetë-ndërtuar në botën e teknologjisë.
Në edicionin përvjetor të Forbes, i cili shënon 10 vjetorin e listës së grave më të pasura në SHBA që kanë krijuar pasurinë vetë, Guo jo vetëm që ka hyrë fuqishëm në listë, por është edhe më e reja ndër to, me një pasuri të vlerësuar në 1.3 miliardë dollarë.
Kush është Lucy Guo?
E lindur në SHBA nga prindër emigrantë kinezë, Lucy u rrit në Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe filloi të merrej me programim që në shkollën e mesme. Edhe pse u regjistrua në universitetin prestigjioz Carnegie Mellon për të studiuar shkenca kompjuterike, vendosi të largohej për të ndjekur ambiciet e saj në industrinë e teknologjisë.
Në vitin 2015, ajo filloi punë si dizajnere produktesh në Quora, ku u njoh me partnerin e saj të ardhshëm në biznes, Alexander Wang. Pas një periudhe të shkurtër në Snapchat, ata bashkëthemeluan kompaninë Scale AI në vitin 2016, një startup që sot vlerësohet me miliarda dollarë. Edhe pse Guo u largua nga kompania në vitin 2018, ajo ruajti një pjesë të rëndësishme të aksioneve, që sot përbën themelin e pasurisë së saj.
Po atë vit, ajo u përfshi në listën prestigjioze Forbes “30 Under 30”, që përzgjedh të rinjtë më premtues në fusha të ndryshme, transmeton Telegrafi.
View this post on Instagram
“Passes” – platforma që po ndryshon lojën
Në vitin 2022, Guo nisi projektin e saj më të fundit, Passes, një platformë ku krijuesit e përmbajtjes mund të ndërtojnë komunitete, të lidhen drejtpërdrejt me fansat dhe të monetizojnë përmbajtjen e tyre përmes mesazheve private, podkasteve, përmbajtjes ekskluzive dhe transmetimeve live.
Brenda vetëm dy vjetësh, platforma tërhoqi mbi 50 milionë dollarë investime dhe e vendosi Lucy Guo si një nga emrat më të fuqishëm në industrinë e teknologjisë dhe sipërmarrjes digjitale.
Një jetë luksoze, por e përkushtuar punës
Guo ndan jetën mes Los Angeles dhe Miamit. Në një intervistë për Fortune, ajo rrëfeu se shkon në punë me skateboard elektrik ose shoqërohet nga një asistent personal. Megjithëse jeton në kushte luksoze, Guo thekson se fokusi i saj kryesor është puna.
Ajo ha drekë në tavolinën e saj, nuk gatuan, nuk bën pazar dhe mbështetet kryesisht në dërgesa ushqimore. Edhe në udhëtime, ajo vazhdon të punojë të paktën tetë orë në ditë. “Nuk kam pasur kurrë një pushim të mirëfilltë”, shprehet ajo.
“Disiplina është më e rëndësishme se gjumi”
Përveç punës, Guo është një pasionante e fitnesit. Ajo ndjek çdo ditë seanca të dyfishta trajnimi në Barry’s Bootcamp, dhe ka shënuar stërvitjen e saj të 3,000-të. Ajo thotë se disiplina ka një rol kyç në suksesin e saj – madje edhe më shumë se pushimi.
Kohën e lirë e kalon në festivale muzikore dhe festa tekno, duke balancuar intensitetin e jetës profesionale me momente argëtimi.
Presioni i pritshmërive kulturore
Në një postim në Instagram, Lucy pranoi se hyrja në të tridhjetat ishte një moment reflektimi për të, veçanërisht sepse ende nuk është martuar dhe nuk ka fëmijë, gjë që, sipas saj, në kulturën kineze shpesh shihet si dështim. Por ajo e mbylli me një buzëqeshje: “Çdo vit jam më e sigurt, më e lumtur, më e pasur dhe më tërheqëse.”
Gratë e tjera më të pasura në listë
Në krye të listës qëndron sërish Diane Hendricks, bashkëthemeluese e ABC Supply, me një pasuri prej 22.3 miliardë dollarësh. Emra të njohur përfshijnë Oprah Winfrey, që renditet e 13-ta me 3.1 miliardë dollarë dhe Kim Kardashian, që ndodhet në vendin e 19-të me 1.7 miliardë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Burbuqja që nuk u dorëzua kurrë: Një jetë me paralizë cerebrale, por plot forcë dhe dinjitet

Një truk i thjeshtë që përdorin stilistët: Modeli i flokëve me volum si në kopertinë revistash në pak sekonda
Melanie Griffith, 63 vjeç, duket si një top-modele: Qe çfarë ha dhe si ushtron!

Zbardhni nënsqetullat e errëta me këto metoda efektive natyrale
Rroba banje me fotografinë e Donald Trumpit apo të gjokseve të meshkujve leshatakë?

Disa mënyra si të forconi imunitetin e fëmijës suaj

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael