LAJMI I FUNDIT:

Hiqet nga tregu Volkswagen GTI me dy dyer (Foto)

Hiqet nga tregu Volkswagen GTI me dy dyer (Foto)

Kompania gjermane ka bërë të ditur se modeli i ri i makinës GTI që lansohet vitin e ardhshëm, do t’i ketë katër dyer. Madje, më nuk do të prodhohet ndonjë Golf më i vogël dhe me dy dyer, transmeton Telegrafi.

Sipas magazinës Car and Driver, modeli i ri do të jetë shumë më i fuqishëm, më luksoz dhe komod.


Në ndryshimet që do të behen, pritet që të zgjerohet dhe të ngrihet formati i veturës, duke bërë që udhëtarët të jenë sa më komfor.

“Askujt nuk do t’i mungonte një veturë me dy dyer, ku duhet të shtrihet ulësja për të hyrë njerëzit në pjesën e pasme”, është komentuar lajmi i Volkswagenit.

Sidoqoftë, derisa të del në shitje modeli i ri, nuk bëhet e ditur si duket apo çfarë fuqie do të ketë. /Telegrafi/

Hiqet nga tregu Volkswagen GTI me dy dyer foto 2

Hiqet nga tregu Volkswagen GTI me dy dyer foto 3

Hiqet nga tregu Volkswagen GTI me dy dyer foto 4

Hiqet nga tregu Volkswagen GTI me dy dyer foto 5