LAJMI I FUNDIT:

Hiper-makina e re nga Toyota, do të kushtojë mbi një milion euro (Foto)

Hiper-makina e re nga Toyota, do të kushtojë mbi një milion euro (Foto)

Informacionet janë të pakta, por është e konfirmuar që do të kushtojë shumë shtrenjtë

Toyota është duke e punuar një hiper-makinë, që është e bazuar kryesisht në GT Super Sport Concept, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk dihet se çfarë do të përmbajë, pasi është në faza fillestare, dihet se do të jetë e shtrenjtë. Saktësisht, shtrenjti në nivelin e shtatë shifrave.

Duke folur për Motoring.co.au, zëdhënësi i Toyotas për Australi, ka thënë se kjo ‘makinë e garave legale për rrugë’, do të kushtojë mbi një milion euro.

“Do të jetë mbi çdo nivel të hiper-makinave”, ka thënë Orlando Rodriguez, kur është pyetur më tutje për makinën që do t’i ngjajë GT Super Sport Concept.

Makina do ta ketë të integruar motorin 2.4-litra turbo-dyshe V6 hibrd që prodhon 1,000 kuajfuqi, që është përdorur nga TS050 që është fitues i edicionit të fundit në Le Mans.

Ende nuk dihet se kur do të lansohet kjo hiper-makinë, por besohet se para Mercedes Project One dhe Aston Martin Valkyrie. /Telegrafi/