Hillary Clinton: Nëse Prishtina shpallë pavarësinë, SHBA-ja ta mbështesë atë

“Me Rusinë që kërcënohet me veto në Këshillin e Sigurimit, duhet të jemi të gatshëm që fuqishëm të mbështesim vullnetin e shumicës në Kosovë. Nëse qeveria në Prishtinë vendos ta shpallë pavarësinë, fuqimisht do ta mbështes njohjen nga ana e Shteteve të Bashkuara të pavarësisë dhe do të ftojë Bashkimin Evropian të bëjë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Hillary Clinton.
Senatorja Clinton e ka ftuar administratën amerikane që t’i kushtojë më shumë rëndësi kësaj çështjeje, veçanërisht në kohën kur, siç ka thënë ajo, situata në Kosovë po i afrohet momentit vendimtar historik.
Hillary Clinton ka uruar popullin e Kosovës për zgjedhje të rregullta dhe paqësore dhe ka vënë në pah rëndësinë e madhe në mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Kosovë dhe veçanërisht të serbëve. /REL/

















































