LAJMI I FUNDIT:

Basha-Hill: Mazhoranca po hesht për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Basha-Hill: Mazhoranca po hesht për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti të hënën ambasadorin Christopher R. Hill, diplomati i parë amerikan rezident në vendin tonë, pas rrëzimit të regjimit komunist.

Basha shprehu mirënjohjen për ndihmën e jashtëzakonshme që ai dhe SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në momente të rëndësishme të historisë së saj, siç ishin vitet ‘90, kur vendi ynë la pas të shkuarën komuniste dhe iu bashkua vendeve demokratike të botës.


Ambasadori Hill vlerësoi ndryshimet e ndodhura në Shqipëri duke shprehur krenarinë që SHBA kanë qenë bashkudhëtare të saj në këtë transformim të madh.

Shqipëria, tha Hill i ka patur objektivat e qarta, anëtarësimin në NATO dhe në BE, ndërsa shprehu kënaqësinë që PD, ndonëse në opozitë, nuk resht së punuari për anëtarësimin e vendit në BE.

Ambasadori vlerësoi kontributin e Bashës në miratimin e këtij ligji, ndërsa theksoi se kriminalizimi ka ndikuar negativisht në imazhin e Shqipërisë dhe është e pamundur që një vend të kërkojë të bëhet pjesë e BE-së kur nuk ka një administratë dhe parlament të pastër.

Një vend të veçantë në takim zuri situata politike në vend, ku lideri i opozitës shprehu shqetësimin e rritjes dhe kultivimit të drogës, e cila është shtrirë në të gjithë vendin. Kjo është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës, tha ai.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare kreu i PD-së theksoi se ato janë të kërcënuara nga droga, krimi dhe paratë e korrupsionit, gjë që është faktuar edhe në zgjedhjet e fundit.

Ndonëse që në muajin maj PD ka propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor për të garantuar lirinë e votës, deri tani mazhoranca ka heshtur, u shpreh Basha.

Reforma, sipas tij, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik, i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori