Babai i Gonzalo Higuain ka përjashtuar një rikthim të djalit të tij te River Plate këtë vit.  

U raportua se River Palte ishte në kërkim për të rikthyer Higuain në fund të sezonit, por duket se kjo nuk do të ndodh.


32-vjeçari e filloi karrierën me klubin argjentinas përpara se të largohej për t'u bashkuar me Real Madrid në janar të vitit 2007.

Higuain River Higuain gjatë kohës sa ishte te River Plate

Sidoqoftë, babai i tij, Jorge, ka ndalur spekulimet, duke konfirmuar se djali i tij do të respektojë kontratën e tij me Juventusin, e cila skadon vitin e ardhshëm.

"Tani për tani, ai nuk mund të kthehet në River Plate”.

higuain 2 Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Tani për tani është e pamundur. Gonzalo ka një kontratë për këtë vit dhe tjetrin". Ka thënë “Pipita” për Goal.com.

Higuain, i cili u huazua te Milani dhe Chelsea në sezonin 2018/19, ka shënuar tetë gola dhe ka siguruar tetë asistime për Bianconerët këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app