LAJMI I FUNDIT:

Hidrokolonterapia, detoksikimi perfekt i trupit dhe i mendjes

Hidrokolonterapia, detoksikimi perfekt i trupit dhe i mendjes

Pa dhimbje dhe pa përdorur medikamente: hidrokolonterapia është një ilaç natyral i bazuar në pastrimin e zorrës së trashë nëpërmjet ujit të cilit i shtohen substanca terapeutike (kripëra minerale).

Dr. Albana Daka
Nutricioniste


Uji futet nëpërmjet rektumit në mënyrë delikate dhe pa dhimbje. Funksioni i ujit me kripëra minerale është t’i bëjë feçet të lëngshme, heq mbeturinat që veshin muret e zorrës së trashë duke nxjerrë substancat e refuzuara nga organizmi. Lëngu i futur gjatë pastrimit të zorrës i shtohet volumit të feçeve duke ushtruar një presion në muskulaturën e zorrës duke stimuluar intensivisht reflekset e defekimit.

Përse bëhet?
Çdo ditë mbetjet dhe toksinat që lidhen me të ushqyerit dhe stresin, e helmojnë zorrën e trashë duke humbur një pjesë të funksionit. Të gjitha këto, që depozitohen në zorrë mund të jenë shkak i shumë patologjive në pjesë të ndryshme të trupit, p.sh: aparati i frymëmarrjes, lëkura, sistemi nervor dhe aparati tretës. Hidrokolonterapia eliminon mbetjet e depozituara në muret e zorrës si: qelizat e vdekura epiteliale, materiale fekale, mbetje që irritojnë zorrën, toksina, parazitë dhe substanca të dëmshme për organizmin. Eliminohen ndër të tjera dhe gazrat prezente në brendësi. Zorra e pastruar rigjen funksionimin optimal, duke favorizuar imunitetin natyral dhe duke riekuilibruar procesin e asimilimit dhe eliminimin e substancave, duke rregulluar harmoninë e brendshme dhe për pasojë përmirësohet shëndeti i përgjithshëm i individit.

4-Women-Share-Their-Colon-Cancer-Journey_Main

Kujt i bën mirë hidrokolonterapia?
Këshillohet veçanërisht për kë vuan nga problemet intestinale ose shqetësime të keqfunksionimit të zorrës së trashë. Një nga indikacionet primare është kapsllëku, i cili zgjidhet duke e pastruar në thellësi zorrën dhe duke i rikthyer funksionet normale. Kanë përfitime edhe shqetësime si: diarre, fryrje, meteorizëm, infeksione mikotike të zorrës apo zorrë e irrituar.

Sa herë është e nevojshme të praktikohet?
Sipas patologjisë që trajtohet, numri i seancave varion nga 3 në 12, të shpërndara nga 2 deri në 10 javë.

Është e vërtetë që e shfryn barkun?
Po, pastrimi i zorrës së trashë është efikas kundër meteorizmit dhe fryrjeve, dy shqetësime të provokuara nga dizbioza (mungesa e florës bakteriale të zorrëve). Praktikisht, barku “fryhet” sepse feçet fermentohen dhe ngecin, duke bërë që organizmi të thithë substancat toksike. Hidrokolonterapia e liron zorrën nga këto substanca, duke e oksigjenuar dhe duke rikrijuar ambientin natyral.

maxresdefault

Mund t’i bëjë mirë lëkurës?
Sigurisht. Zorra dhe lëkura janë organe që lidhen ngushtësisht, prandaj ky trajtim reflektohet menjëherë në sipërfaqen kutane. Lëkura sillet si një sfungjer dhe ndër detyra të tjera, ndihmon veshkat në eliminimin e toksinave nga organizmi. Nëse këto janë me tepri, lëkura ndikohet duke zhvilluar infeksione lëkure, akne dhe psoriazë.

Si kryhet?
Kryhet me një aparaturë të veçantë që bën të rrjedhë ujë në zorrën e pacientit dhe njëkohësisht lejon materialet fekale të dalin përmes një tubi tjetër. Futja e ujit dhe shkarkimi i materialeve fekale vazhdon derisa uji të dalë i pastër. Gjithçka zhvillohet në një sistem të mbyllur dhe higjenik.

Benefitet e hidrokolonterapisë
Ato janë të shumta dhe vërehen që në seancat e para. Duke vepruar mbi organin kryesor të eliminimit, zorrën, nxjerrin dhe eliminojnë sasi të mëdha mbeturinash në çdo trajtim.

Untitled14

Avantazhet e hidrokolonterapisë
– Dezintoksimi i përgjithshëm i organizmit me pastrim të thellë.
– Ndjesi mirëqenieje: eliminim i mukozës, gazit të zorrëve, toksinave, grimcave ushqimore të patretura. — Ndjesi lehtësimi: presioni mbi organet afër njeri-tjetrit zhduket.
– Përmirësim i sëmundjeve të zorrëve: kapsllëk, kolit, dizbiozë, sindroma e zorrës së irrituar, hemorroide, meteorizëm dhe diarre.
– Shtim i tonicitetit abdominal dhe të peristaltikës: nëse zorra është shumë e bllokuar nuk mund të keni peristaltikë të mirë.
– Zhdukje të papastërtive të lëkurës si: puçrra, pika të zeza, akne, ekzema dhe dermatit.
– Sëmundjet gjinekologjike si vaginiti dhe leukorra. Myku ose kandidoza ka lehtësim të dukshëm nga hidrokolonterapia.
– Përmirëson sëmundjet urologjike: cistiti dhe infeksionet e rrugëve urinare.
– Tretje më e shpejtë dhe zbutje e frymës së keqe dhe ndjesisë së përgjumjes pas ngrënies.
– Funksionim më i mirë i mëlçisë, për sa kohë toksinat pengojnë funksionimin e saj.
– Eliminim i substancave toksike në gjak.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori