Është hedhur shorti për sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, Albi Mall Superligë.

Tanimë janë mësuar edhe çiftet e xhiros së parë, ku do të nis kampionati me një ndeshje derbi.


Llapi dhe Gjilani është derbi i madh i xhiros së parë në elitën e futbollit kosovar, derisa duel shumë interesant është edhe Drita - Malisheva.

452364631 791098833180812 2674783113946025210 n

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do ta nis mbrojtjen e titullit ndaj Dukagjinit, ndërsa Prishtina pret Suharekën.

Ferizaj i rikthyer në elitë do të takohet në xhiron e parë me Feronikelin '74.

Java e parë e stinorit 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll:

Prishtina - Suhareka
Drita - Malisheva
Ferizaj - Feronikeli 74
Llapi - Gjilani
Ballkani - Dukagjini. /Telegrafi/

telegrafi sport app