Hidhet shorti për çerek-finale të Kupës së Kosovës

Në shortin e hedhur në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës janë mësuar qiftet e ndeshjeve çerekfinale me dy kryendeshje në Prishtinë dhe Mitrovicë.
Prishtina në kryeqytet do të luajë me Hajvalinë, ndërsa Trepça në Mitrovicë do ta pres Hysin.
Në dy duelet e tjera do të përballen Istogu – Fushë Kosova dhe Ferizaji – Drenica. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/04/2013



















































