LAJMI I FUNDIT:

Hidhet nga ura 21 metra e lartë, për ta shpëtuar gruan që po mbytej në një lumë në Indi (Video)

Hidhet nga ura 21 metra e lartë, për ta shpëtuar gruan që po mbytej në një lumë në Indi (Video)

Ky është momenti kur një i ri hidhet nga ura 21 metra e lartë, për ta shpëtuar një grua që po mbytej në lumë.

Dhyanashwar Bilder, 30-vjeç, ishte duke shëtitur me biçikletë mbi një urë në lumin Tapi në Maharashtra të Indisë, kur pa një grua duke kërcyer nga ura në lumë, transmeton Telegrafi.


Ai pa u menduar dy herë zbriti nga biçikleta dhe fillimisht hodhi një kuti të druri në ujë, dhe më pas u hodh edhe vetë për ta shpëtuar gruan që po mbytej.

Raportohet se gruaja 30-vjeçe donte t’i jepte fund jetës pas një grindjeje që e kishte pasur me bashkëshortin e saj, por ishte Bilder ai që i doli në ndihmë dhe arriti ta nxjerrë të gjallë nga uji. /Telegrafi/