LAJMI I FUNDIT:

Hibridi i parë nga AMG do të dalë në shumë pak njësi (Foto)

Hibridi i parë nga AMG do të dalë në shumë pak njësi (Foto)

Kohëve të fundit ka pasur disa lajme se prodhuesi gjerman Mercedes, ka nisur punimet në një hibrid të ri.

Së fundmi, zyrtarët kanë konfirmuar se po punohet në këtë drejtim, ndërsa vetura do të krijohet në linjën e prodhimit AMG, transmeton Telegrafi.


Si bazë e kësaj veture do të jenë modelet CLS dhe E-Class, ndërsa nuk janë dhënë detajet se çfarë saktësisht do të përmbajë. E tëra që është thënë është se do të lansohet në vetëm 53 njësi, vitin që vjen. /Telegrafi/