Gjatë muajit që vjen, BMW do ta sjellë hibridin e ri që mbushet me rrymë

Doli në shitje gjatë vitit të kaluar, ndërsa ishte vetëm çështje kohe kur BMW do të njoftonte se 3 Series do të zgjerohet edhe me një tjetër version që ka mundësi të mbushet me rrymë, transmeton Telegrafi.

Vitin e kaluar, ishte prezantuar 330e, ndërsa tani është bërë i ditur versioni final i kësaj makine hibride.

Kjo makinë që lansohet gjatë vitit që vjen, do ta ketë motorin me 2.0 litra që prodhon 181 kuaj fuqi, ndërsa do të ndihmohet nga një motor tjetër me 107 kuaj fuqi, duke bërë që të ketë 288 kuaj fuqi në përgjithësi.

Me sistemin që ka zhvilluar BMW, versioni sportiv i kësaj makine mund të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 5.7 sekonda. Por, versioni standard është për 0.1 sekondë më i ngadaltë.

Shpejtësia maksimale është e limituar në 210 kilometra në orë, derisa nëse vozitet në mot të nxehtë dhe me goma të sezonit veror mund të arrijë deri në 230 kilometra në orë.

Bateria me jone litiumi që është e vendosur nën ulëset e pasme të BMW 3 Series, i mundëson që të lëvizë për 35 kilometra, pa pasur nevojë për një mbushje tjetër. /Telegrafi/