LAJMI I FUNDIT:

HIB reagon ndaj shkrimit të Zërit për bllokimin e 40 mauneve

HIB reagon ndaj shkrimit të Zërit për bllokimin e 40 mauneve

HIB Petrol ka reaguar rreth raportimeve se janë bllokuar 40 maune me naftë. Ata akne thënë se naftës kompania HIB Petrol i bënë analiza edhe jashtë vendit.

“Dëshirojmë po ashtu të sqarojmë se bllokimi i maunave në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është bërë për shkak të dyshimeve kinse për tejkalim të parametrave, ku dallimi ka qenë shumë i ulët dhe për këtë janë bërë analizat jashtë Kosovës.


Ne si HIB Petrol edhe në të kaluarën dhe në vazhdimësi kemi kërkuar dhe do të kërkojmë që në Kosovë të ketë derivate me cilësi të lartë dhe të kryhen të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme.

Mirëpo, assesi nuk mund të pajtohemi me artikuj tendencioz sikur ky, ku nuk jepet asnjë e dhënë zyrtare për atë që është shkruar, por vetëm hamendësime me qëllim të dëmtimit tonë.

Sikur mos të mbetej me kaq, po në këtë artikull shkruhet edhe për çështjet e hapura të kompanisë tonë me Komunën e Prishtinës të vitit 2014 dhe të vitit 2015, duke i dhënë edhe më shumë konotacion dëmtimi të qëllimisht të biznesit tonë. Këto dy raste nuk kanë asnjë gjë të përbashkët”, është thënë në rendimin e HIb Petrol.

Po ashtu ata kanë treguar se naftës i kanë kryer analiza edhe jashtë vendit.

Sqarimin shtesë i HIB Petrol rreth kësaj çështje:

Më poshtë i gjeni analizat e naftës të kryera nga laboratore jashtë vendit, të cilat dëshmojmë se nafta e cila fillimisht është bllokuar në kufi dhe më pas ka hyrë në Kosovë, i plotëson të gjitha parametrat bashkëkohor, duke mos lënë asnjë fije dyshimi.

Prandaj, edhe një herë kërkojmë nga telegrafi.com që ta botojë sqarimin ashtu siç kërkuam në paragrafin e parë. Hezitimi nga gazeta që t’i plotësojë kërkesat tona do të na shtyjë që t’i ndjekim rrugët ligjore për ta ruajtur biznesin tonë nga shkrime të tilla tendencioze.

Analizat e mostrave të kryera në Shkup dhe në Beograd janë të bashkëngjitura që dëshmojnë cilësinë e derivateve të importuara nga HIB. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori