LAJMI I FUNDIT:

Hetohen keqpërdorimet e sistemit AKMIS në gjyqësorin e Maqedonisë

Hetohen keqpërdorimet e sistemit AKMIS në gjyqësorin e Maqedonisë

Prokuroria Publike e Shkupit ka nisur hetime për keqpërdorime me sistemin AKMIS të shpërndarjes së lëndëve gjyqësore te gjykatësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit SDK, hetimet janë inicuar nga vetë kryeprokurori Ljubomir Joveski.


Joveski është përgjigjur se për shpërndarjen e lëndëve dhe keqpërdorimet, janë duke u kryer hetime të cilat për momentin janë të fshehta dhe në këtë fazë nuk jepen detaje tjera.

Gjykatësi Xhemail Saiti nga Gjykata e Lartë ka deklaruar për 24Vesti se nuk k anjohuri nëse ka procedurë hetimore, por ka pohuar se mbështet çfarëdo lloj hetimi për keqpërdorime të sistemit AKMIS./Telegrafi/