Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Vreeswijk ka shpjeguar se tashmë janë konfiskuar materiale kompjuterike dhe dokumente për hetime të mëtejme dhe material tjetër relevant për hetime. Parimisht, sipas tij, është mbledhje evidencash potenciale dhe kështu për ta çuar rastin përpara.

I pyetur nëse do të bëhen arrestime, Vreeswijk ka thënë se “Jo tani”. “Dua të sqaroj, thënë kushtimit, ndonjë keqkuptim te ligjit, që disa njerëz mund ta kenë. Fillimi i hetimeve, përfshirë edhe bastisjen e Ministrisë në këtë rast, nuk çon menjëherë te ndonjë i dyshuar. Shumica e rasteve të mëdha përfundojnë me arrestime në fund ose në fillim të hetimeve”.


“Nuk mund të spekuloj, apo parashikoj ndonjë arrestim në këtë fazë. Hetimi ka të bëjë me rastin, jo me personat. Atë, që do dalë si rezultat nga kjo, do ta dimë më vonë dhe sapo ta marrim vesh, do t’jua komunikojmë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, i pyetur nëse në rastin e hetimeve në Ministrinë e Transportit, dihet se sa para janë keqpërdorur apo vjedhur – Vreeswijk ka thënë se, “kemi të bëjmë me miliona”. /REL/Telegrafi/