Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka pritur dje në takim komandantin amerikan për KFOR-in që operon në veri, Peter Helzer dhe komandantin slloven, Iztok Stavanja.

Hetemi ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për çështjen e sigurisë në Leposaviq, problemet dhe kërkesat e qytetarëve, shkruan Telegrafi.


“Diskutuam rreth çështjes së sigurisë në Komunën e Leposaviqit e të arriturave që ne si komunë i kemi bërë që nga filmimi i mandatit me vështirsi e rrethana të jashtëzakonshme, biseduam gjithashtu edhe për problemet e qytetarëve dhe kërkesat e shumta që ata kanë e që duhemi e vazhdojmë me i zgjedhë problemet e qytetarit të Leposaviqit”, ka thënë Hetemi.

Ai ka thënë se Helzer ka shprehur gatishmërinë që të ndihmjë Komunën e Leposaviqit.

“Unë në emër timin dhe të gjithë komunës falenderova shumë Komandantin Amerikan z.Peter Helzer për gatishmërinë dhe mbështetjen që ai na ofroi”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/