LAJMI I FUNDIT:

Heroi i gjallë, ose ‘profeti’, Dr. Salih Ahmeti!

Heroi i gjallë, ose ‘profeti’, Dr. Salih Ahmeti!

Prof.dr. Salih Ahmeti lirisht mund të quhet heroi i ditëve tona, ose luftëtari i dritës, sepse natë e ditë është ‘fyta-fyt’ me virusin armik të quajtur Covid

Nga: Shaqir Foniqi


Natyrisht në këtë luftë misterioze, doktori të shumtën del fitimtar, bashkë me një batalion mantelbardhësh (sot, lirisht mund të thuhet se, çdo mjek është ‘profet’ në mënyrën e vet)!

Nisur nga kjo, nuk thuhet kot, ‘Zoti në qiell, mjeku në tokë’. Kjo thënie gjithmonë e ka kuptimin e vet, aty ku përballën jeta dhe vdekja, por sivjet mori përmasa planetare për shkak të situatës pandemike.

Gjithmonë, por që nga paraqitja e virusit hileqar, profesioni i mjekut është bërë hyjnor dhe e vetmja shpresë në tokë.

Në ballë të frontit të luftës, ka një vit, që dr.Salih Ahmeti, me ekipin e tij, luftojnë natë e ditë në QKUK, Klinika Infektive, për t’i nxjerrë nga kthetrat e vdekjes shumë pacientë të prekur.

Bashkë me jetën po ua kthen edhe buzëqeshjen e humbur brenda katër muresh dhe zhurmës.

Ka edhe lot, kur ndonjë pacient ikë nga kjo botë, por lotët e mjekëve janë të brendshëm dhe ata vështirë thahen.

“Alo, po unë jam Dr.Salihu, ja po zbres, sille menjëherë…” Këto janë përgjigjet çdo minutëshe në telefon, sepse ai kurrë nuk pushon, vetëm cingëron.

Dr.Salihu, profesionist i rrallë (do të mburrej ta kishte çdo spital, kudo në botë, por ai mbeti në Kosovë, me popullin e vet, tash e dyzet vjet.

Modest, i qetë dhe humanist, përveç me ilaçe të hidhura, pacientët i shëron edhe me fjalët-mjaltë (Një Hipokrat i rrallë)!

Sa telefonata, sa lodhje, sa pagjumësi…vetëm trupi i tij e di, por kurrë nuk iku nga fronti. Përkundrazi është përballë këtij virusi të rrallë, i cili po tenton që ta helmojë të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Ai e ka kuptuar se betimi i Hipokratit është betim për jetën e jo për vdekjen. Sa njeriun e ka zbritur nga shtrati i të keqes dhe ia kthyer jetën. Ku ka me gëzim për një mjek, kur e shëron pacientin e vet.

Derisa po largohesha nga ordinanca, po mendoja. Pse mjekët i çmojmë shumë, vetëm kur e kemi ngushtë?

Dr.Salih Ahmetin e lashë në frontin e luftës si një luan i bardhë. Sa keq që nuk isha si ai ta ndihmoja, por e kurajova me fjalë. I thashë ju jeni heroi i gjallë dhe historia nuk ta jep shpesh këtë privilegj.

Ai, me një qeshje të lehtë me përcolli me bardhësitë e tij, si prej engjëlli. Sa ia kisha lakmi profesionin e tij.

Unë, do ta quaji luftëtari i dritës, ose, ‘profeti në tokë’, doktor Salih Ahmeti.

P.s. Nuk thuhet kot. Dardha pikë në dardhë. Djali i tij, Dr.Hysen Ahmeti po ecë gjurmëve të të atit, profesionist e njeri.

Tek libri i Paulo Coelho “Luftëtari i dritës”, hasa edhe këtë pasus: ‘Dishepulli nuk ia kalon mësuesit të vet, por çdo dishepull i mësuar mirë do të bëhet si mësuesi i vet’.

Lum Kosova që e ka një doktor të quajtur Salih Ahmeti, lavdia e të cilit do të përcillet brez pas brezi…

Unë ika me frikë se mos…kurse ai u fut në zjarr, për të shpëtuar sa më shumë jetë, se fal tij dhe të tjerëve, ‘jeta gjithmonë e mund vdekjen’! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori