LAJMI I FUNDIT:

Heritage: Obama të bëjë shtypje ndaj Greqisë për zhbllokimin e Maqedonisë drejt NATO-s

Heritage: Obama të bëjë shtypje ndaj Greqisë për zhbllokimin e Maqedonisë drejt  NATO-s

Luke Coffey dhe Daniel Kochis, analistë amerikan, udhëheqës të Fondacionit konservator Heritage, ka bërë thirrje deri te kryetari tashmë në dorëzim të postit, Barack Obama, gjatë vizitës së tij në Greqi t’i bëjë presion ndaj këtij vendi që më në fund të lejojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Obama do të mbërrijë në Greqi më 15 nëntor, e cila do të jetë vizita e tij e parë në këtë vend dhe do të jetë pjesë e turneut të lamtumirës së kryetarit amerikan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Është koha për të bërë shtypje. Në vizitën e tij të parë në Greqi, kryetari Obama mund të ngrejë disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë edhe mbështetjen që Greqia ka dhënë për flotën ruse ushtarake dhe bllokimin e hyrjes së Maqedonisë në NATO. SHBA duhet të paraqesë argumentet për Maqedoninë. Sjellja e kokëfortësisë së Greqisë në lidhje me kontestin e emrit, si dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga politika e saj, ka ndikuar në zgjerimin e NATO-s. SHBA duhet të inkurajojë Greqinë që të lejojë Maqedoninë të hyjë në NATO në bazë të dispozitave të Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995’, shkruan Kofi Kochis në analizën e publikuar nga Fondacioni Heritage.


Teksti shpjegon kontestin grek me emrin e Republikës së Maqedonisë si dhe si ka ndikuar që Greqia të bllokojë integrimin e Maqedonisë. Heritage shpjegoi se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO, por Greqia në minutën e fundit vendosi të vërë veton e zgjerimit të samitit në Bukuresht në vitin 2008. Në dhjetor 2011, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjykoi se vetoja greke është një shkelje e drejtpërdrejtë e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995. Pavarësisht nga kjo, Greqia vazhdon të bllokojë pranimin e Maqedonisë, duke dëmtuar Aleancën, shkruan Kofi dhe Kochis ndër të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori